Anullohen fluturimet në Gjermani. Punonjësit dalin në grevë - Business Magazine Albania

Anullohen fluturimet në Gjermani. Punonjësit dalin në grevë

Fluturimet u anuluan nga qytetet gjermane veriore të Bremenit dhe Hamburgut, si dhe nga Berlini, pasi punëtorët hynë në grevë për shkak të pagesës për orët e papaguara  të punës.

Greva e së hënës është e fundit në një seri që ka goditur ekonomitë evropiane, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe

Stafi i aeroportit iu përgjigjën thirrjeve nga sindikata Verdi në një mosmarrëveshje mbi pagën për netët e punës, fundjavat dhe pushimet sezonale.

Lexo edhe: Lufthansa i rikthehet fitimeve, por paralajmëron se sezoni veror mund të jetë sërish kaotik

Greva filloi pak pas mesnatës të së dielës, me Verdin që bëri thirrje për një ndërprerje 24-orëshe të punës.

Aeroporti i Berlinit tha në një njoftim se 200 fluturime do të anuloheshin, duke prekur rreth 27,000 pasagjerë./ Deutsche Welle 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0