Lufthansa i rikthehet fitimeve, por paralajmëron se sezoni veror mund të jetë sërish kaotik - Business Magazine Albania

Lufthansa i rikthehet fitimeve, por paralajmëron se sezoni veror mund të jetë sërish kaotik

Linja ajrore gjermane Lufthansa tha të Premten se iu kthye fitimit vjetor në 2022 pas dy vitesh humbjesh të lidhura me pandeminë, por shqetësimet vazhduan mbi perspektivën e një tjetër sezoni kaotik veror.

Grupi raportoi një fitim neto prej 791 milionë euro (839 milionë dollarë) pas një humbjeje prej 2.2 miliardë euro në 2021 dhe 6.7 miliardë euro vitin e kaluar.

“Lufthansa është kthyer,” tha CEO i kompanisë Carsten Spohr, i cili u emërua në një mandat tjetër pesë-vjeçar këtë javë pasi drejtoi grupin përmes krizës së koronavirusit.

Kur koronavirusi ndaloi udhëtimin global ajror, Lufthansa pësoi humbje masive dhe u desh të shpëtohej nga qeveria gjermane në vitin 2020.

Vështirësitë e verës

Spohr pranoi megjithatë se “bumi i kërkesës” kishte bërë që sektori i aviacionit të Evropës të mbingarkohej në sezonin kyç të pushimeve verore.

Shumë linja ajrore anuluan fluturimet në të gjithë kontinentin verën e kaluar dhe pati skena kaosi në aeroporte, ndërsa ata luftuan për të përballuar rritjen e pasagjerëve.

Lexo edhe: Dështojnë sistemet e IT-së. Lufthansa anullon mijëra fluturime, pasagjerët mbesin rrugëve

Ndërsa viti 2022 ishte “kthimi më i madh financiar në historinë e kompanisë sonë… gëzimi ynë për vitin e kaluar nuk mund të jetë i plotë,” tha Spohr në një konferencë për shtyp.

Ai parashikoi vazhdimin e kërkesës së fortë këtë vit dhe tha se Lufthansa po i jepte përparësi punësimit për të ndihmuar në sigurimin e “stabilitetit dhe besueshmërisë së trafikut ajror evropian në verën e ardhshme”.

Lufthansa paralajmëroi gjithashtu për “pikat e ngushta” të vazhdueshme në Evropë ndërsa linjat ajrore garojnë për të rekrutuar staf që u liruan ose u larguan gjatë pandemisë./ AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0