Dështojnë sistemet e IT-së. Lufthansa anullon mijëra fluturime, pasagjerët mbesin rrugëve - Business Magazine Albania

Dështojnë sistemet e IT-së. Lufthansa anullon mijëra fluturime, pasagjerët mbesin rrugëve

~2 minuta lexim

Një dështim në sistemet teknologjike të Lufthansa bllokuan mijëra pasagjerë dhe detyruan anullimin dhe devijimin e mijëra fluturimeve në një nga aeroportet më të ngarkuara të Gjermanisë.

Linja ajrore fajësoi punimet e dobëta inxhinierike për një stacion hekurudhor aty pranë, si faktor kryesor që ka dëmtuar infrastrukturën e rrjetit të saj broadband.

Më shumë se 200 fluturime u anulluan në Frankfurt, një qendër jetike tranziti ndërkombëtar dhe një nga aeroportet më të mëdha të Europës, tha një zëdhënës i aeroportit.

Lufthansa më vonë tha se, të gjitha sistemet e saj të IT-së ishin në funksion përsëri dhe se priste që fluturimet në Frankfurt të ktheheshin në normalitet të enjten.

Lexo edhe: Bashkimi Evropian miraton rregullore të re për linjat ajrore pas kaosit në aeroporte

Aeroporte të tjera gjithashtu raportuan anullime si një efekt domino. Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle tha se dy fluturime ishin anulluar dhe dy fluturime të tjera duhej të ktheheshin mbrapsht.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, ndër më të ngarkuarit në botë, raportoi një anulim të një fluturimi për në Frankfurt.

Pasagjerët thanë në mediat sociale se kompania po përdorte stilolaps dhe letër për të organizuar nisjen e fluturimeve dhe se nuk ishte në gjendje të përpunonte në mënyrë digjitale bagazhet e pasagjerëve.

Në një postim në Twitter, Lufthansa tha: “Që nga mëngjesi i sotëm, linjat ajrore të Grupit Lufthansa janë prekur nga një ndërprerje në sistemet e IT-së, e shkaktuar nga puna ndërtimore në rajonin e Frankfurtit”.

Dështimi i sistemit IT vjen dy ditë përpara sulmeve të planifikuara në shtatë aeroporte gjermane që pritet të çojnë në ndërprerje të mëdha, duke përfshirë potencialisht Konferencën e Sigurisë së Mynihut ku pritet të mblidhen liderët botërorë.

/Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0