Suedia, vendi më i mirë në 2023 për gratë në punë, sipas studimit Reboot Online - Business Magazine Albania

Suedia, vendi më i mirë në 2023 për gratë në punë, sipas studimit Reboot Online

gratë në punë

Sipas një raporti të ri, Suedia është vendi më i mirë europian për gratë, për të punuar në vitin 2023.

I interesuar për vendet europiane që u ofrojnë grave mundësitë më të mira, Reboot Online vlerësoi një sërë faktorësh si: mundësitë ekonomike dhe roli drejtues. Ai krijoi një indeks të bazuar në 300 pikë për të përcaktuar se cilat vende europiane ofrojnë perspektivat më të mira për femrat profesioniste.

Gjetjet kryesore:

  • Suedia është vendi më i mirë europian për gratë për të punuar (241.4 pikë nga 300 të mundshme)
  • Suedia është i vetmi vend evropian që ka 100 pikë për mundësitë ekonomike.
  • Vendet fqinje Finlanda (227.6) dhe Norvegjia (213.8) janë vendet e dyta dhe të treta më të mira europiane për gratë, kur flasim për të punuar.
  • Turqia është vendi europian me më pak mundësi pune në vitin 2023 (31 nga 300 të mundshme).
  • Sllovenia, Rumania dhe Lituania janë ndër 15 vendet europiane me mundësitë më të mira për gratë në vitin 2023.

Suedia është vendi më i mirë evropian për gratë që të punojnë në vitin 2023

Reboot Online zbuloi se Suedia është vendi europian që ofron mundësitë më të mira të punës për gratë në vitin 2023, me një total pikësh 241.4 nga 300 të mundshme. Nuk është befasuese që gratë suedeze shkëlqejnë në vendin e punës, siç tregojnë edhe të dhënat. Atje ka shumë mundësi në pozita udhëheqëse për gratë  (93.1/100). Kjo është 13.8 pikë më pak se shteti fqinj Norvegjia, i cili është në vendin e tretë.

Në vend të dytë vijon Finlanda me një rezultat të kombinuar prej 227.6 nga 300, 13.8 pikë më pak se Suedia. Finlanda ka shënuar 86.2/100 pikë për gratë në pozicione drejtuese dhe mundësitë ekonomike. Kjo është 65.5 pikë më shumë për gratë në lidership se Estonia, e cila është në vendin e shtatë me 20.7 nga 100 për këtë kategori.

Në vendin e tretë është Norvegjia me një total prej 213.8 pikësh nga 300 të mundshme, 6.8 pikë më shumë se Lituania, që është në vendin e katërt. Të dhënat tregojnë se vendi ofron 39.9 javë të plota me pagesë për lejen e shtatëzanisë, duke u dhënë atyre një rezultat 55.2/100, i barabartë me lejen e shtatëzanisë në Finlandë.

Lexo: Shpikjet historike që ndodhën aksidentalisht

Turqia është vendi me më pak mundësi ekonomike për gratë në 2023

Në vendin e fundit është Turqia, me 31 pikë nga 300 të mundshme. Pavarësisht performancës së dobët, vendi ka fituar çuditërisht më shumë pikë për gratë në lidership (27.6/100) sesa vendet e njohura për mbrojtjen e barazisë gjinore, si Austria (13.8/ 100 pikë).

Naomi Aharony, CEO dhe Bashkëthemeluese në Reboot SEO Agency ka dhënë një koment ekskluziv mbi rezultatet e studimit për gratë në vendin e punës:

“Rezultatet e përgjithshme kanë treguar se ka njëfarë progresi në drejtim të barazisë gjinore në vendin e punës në Europë. Norvegjia, Finlanda dhe Suedia u renditën lart, duke treguar se po bëhen disa përmirësime . Megjithatë, qëndrimet zhgënjyese të vendeve europiane si Austria dhe Republika Çeke rikonfirmojnë se progresi drejt barazisë gjinore mbetet i ngadaltë në Europë.

Edhe pse shihet një përparim, gratë ende përballen me sfida të shumta kur bëhet fjalë për barazinë gjinore në vendin e punës që përfshin, jo vetëm hendekun e pagave, mungesën e përfaqësimit të lidershipit, stimujt e qeverisë dhe ekuilibrin punë-jetë.”

Metodologjia:

  1. Reboot Online ishin të vendosur për të zbuluar vendet europiane që ofrojnë perspektivat më të mira për profesionistët femra në vitin 2023.
  2. Reboot Online iu referua Institutit Europian për Barazinë Gjinore për të gjetur vendet në Europë me më shumë gra në poste drejtuese. Ne vlerësuam numrin e grave në pozicione drejtuese gjatë periudhave B1 dhe B2 për të marrë numrin mesatar të pozitave drejtuese aktive në vitin 2022. Pozicionet drejtuese përfshijnë rolet CEO dhe ekzekutive.
  3. ‘Mundësia ekonomike’ për gratë në fuqinë punëtore u gjet në Raportin Global të Gjinisë 2022 dhe merr parasysh shkallën e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore (nw %).
  4. Përfitimet e lejes së shtatëzanisë për secilin vend u gjetën në Rishikimin e Popullsisë Botërore. Për të përcaktuar pikët kemi llogaritur javët e plota të pushimit të paguara në çdo vend. Kjo u bë me numrin minimal të javëve totale të lejes së shtatëzanisë të ofruara , shumzuar me përqindjen e të ardhurave të paguara. Më pas e shtuam këtë pikë me javët opsionale të ofruara shumzuar me përqindjen e  të ardhurave të paguara. (Kështu për shembull Suedia është (12 * 0.78% + 42.90 * 0.572%) = 33.9 (javë me pagesë të plotë).
  5. Të dhënat u normalizuan duke përdorur funksionin percentrank.inc në Excel. Kjo e rendit çdo faktor ndërmjet 0 dhe 100, bazuar në pozicionin relativ brenda shembullit.
  6. Rezultati përfundimtar llogaritet si një shumë e tre faktorëve për secilin vend, ku rezultati maksimal i mundshëm është 300.
  7. Të gjitha vendet e tjera europiane si Serbia dhe Kroacia janë lënë jashtë rezultateve, për shkak të mungesës së të dhënave në dispozicion.

Të dhënat janë mbledhur midis 22 dhe 27 shkurt 2023 dhe janë të sakta që nga ajo kohë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0