Nis programi europian për shkëmbimin e sipërmarrësve - Business Magazine Albania

Nis programi europian për shkëmbimin e sipërmarrësve

program

NOA, pjesë e INNVEST Network ka sjellë një bashkëpunim me Erasmus for Young Entrepreneurs, program shkëmbimi ndërkufitar, i cili u jep sipërmarrësve të rinj dhe aspirues (NE- Sipërmarrësit e Rinj) mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me eksperiencë (HE- Sipërmarrës pritës) që drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe më gjërë.

Shkëmbimi i eksperiencës realizohet gjatë një qëndrimi 1-6 muajsh me sipërmarrësin me eksperiencë dhe i ndihmon sipërmarrësit e rinj të fitojnë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes të vogël. Sipërmarrësit pritës përfitojnë nga perspektiva e sipërmarrësve të rinj për biznesin e tyre dhe gjen mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja.

Nëse mendoni të filloni biznesin tuaj apo tashmë keni krijuar një biznes? Programi Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj mund të jetë shumë i dobishëm për ju!

Kush mund të marrë pjesë si Sipërmarrës i Ri?

Sipërmarrësit e rinj, të cilët kanë filluar biznesin e tyre jo më shumë se tre vite më parë ose kanë një ide biznesi dhe planifikojnë të fillojnë biznesin e tyre, bazuar në një projekt konkret.

Lexo: Youtube do të ofrojë opsione më të lehta për ngarkimin e “podcast-eve”

Si të merrni pjesë/rregjistroheni si Sipërmarrës i Ri ose si Sipërmarrës Pritës?

Aplikimi duhet të dorëzohet ONLINE në link në seksionin ‘Apply now’.

Përpara aplikimit, kontaktoni në: info@noafin.al , dhe si një organizatë ndërmjetëse për Shqipërinë, ajo do të ofrojë mbështetje falas për plotësimin e aplikimit dhe kërkimin e shkëmbimeve të mundshme.

Nëse dëshironi të aplikoni si Sipërmarrës i Ri, duhet të keni gati informacionin dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

Jetëshkrim (CV) (në gjuhën angleze dhe në format Europass);
Një letër motivuese (në gjuhën angleze); dhe
Një plan biznesi (dokument që përshkruan produktin ose shërbimin që do të ofroni dhe I cili përmbledh objektivat operacionale, të shitjeve dhe financiare të biznesit. Gjithashtu duhet të përmbajë skema dhe buxhete të detajuara që tregojnë se si do të arrihen objektiva të tillë).

 

Kush mund të marrë pjesë si Sipërmarrës Pritës?

Sipërmarrësit pritës janë sipërmarrës të suksesshëm dhe me përvojë – pronarë të një SME, ose individë të përfshirë drejtpërdrejt në sipërmarrje në nivel të Bordit Drejtues.

Për të marrë pjesë në program duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme:

– Të jetë i suksesshëm dhe me përvojë, me më shumë se 3 vjet (kumulative) aktivitet.

– Drejton një ndërmarrje mikro, të vogël ose të mesme në një nga vendet pjesëmarrëse

Nëse dëshironi të aplikoni si Sipërmarrës Pritës, duhet të keni informacionin dhe dokumentet e mëposhtme:

Jetëshkrim (CV) (në gjuhën angleze dhe në format Europass);
Një letër motivuese (në gjuhën angleze); dhe

Përfitimi i programit

– Nëse jeni një SIPËRMARRËS I RI, do të keni mundësinë të keni një përvojë trajnimi në punë në një kompani të huaj, me mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe të jetesës, për të kuptuar se si të filloni me sukses biznesin tuaj ose si të forconi biznesin/ ndërmarrjën tuaj së sapokrijuar.

– Nëse jeni një SIPËRMARRËS I KRIJUAR tashmë, do të keni mundësi të bashkëpunoni me një sipërmarrës të ri, të motivuar dhe energjik, i cili do të jetë në gjendje të japë një kontribut të rëndësishëm në biznesin tuaj, duke sjellë perspektiva, aftësi dhe njohuri të reja, si dhe duke ju informuar rreth tregjeve të huaja dhe aksesit në mundësi të reja biznesi.

Në të vërtet, një bashkëpunim i favorshëm, ku të dyja palët mund të zbulojnë tregje të reja europiane ose partnerë biznesi, mënyra të ndryshme të të bërit biznes.

Në planin afatgjatë, ju do të përfitoni nga mundësitë e mëdha të rrjetëzimit dhe, ndoshta, do të vendosni të vazhdoni bashkëpunimin tuaj, si partnerë afatgjatë të biznesit (p.sh., sipërmarrje të përbashkëta, aktivitete nënkontraktuese, marrëdhënie kontraktor-furnizues, etj.).

Për më shumë informacion rreth këtij programi, ju lutemi na shkruani në adresën: info@noafin.al

Vizitoni web-faqen zyrtare të programit:  Erasmus for Young Entrepreneurs programme

Erasmus for Young Entrepreneurs është një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0