Youtube do të ofrojë opsione më të lehta për ngarkimin e “podcast-eve” - Business Magazine Albania

Youtube do të ofrojë opsione më të lehta për ngarkimin e “podcast-eve”

Youtube  po teston një opsion të ri që do i prezantojë përdoruesve ngarkimin e podcast-eve me lehtësi nëse rezulton me sukses.

Sipas këtij përshkrimi, përdoruesit mund  t  ngarkojnë emisionin e tyre duke klikuar butonat Create > New Podcast si dhe të krijojnë një listë “podcasts” në menunë standarde ku mund të kalojnë të gjitha programet e ngarkuara më parë.

Gjithashtu po përpunohet një metodë analizimi të dhënash për formatin në mënyrë që përdoruesit të dinë si po performojnë programet e tyre.

Lexo edhe: Youtube konkurron me Tik Tok, përdoruesit do të marrin para nga “Shorts”

Për ta bërë më të lehtë për përdoruesit që të transmetojnë podcast-et e tyre në Youtube, po zhvillojmë një eksperiment që ju lejon të krijoni një të tillë ose të vendosni si podcast një listë ekzistuese në kanalin tuaj”, u shpreh Google.

Programi është në fazën pilot dhe vetëm disa të përzgjedhur do të kenë mundësinë të shohin ndryshimet e platformës për t’i testuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0