Shqipëri-Mali i Zi, menaxhim të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna - Business Magazine Albania

Shqipëri-Mali i Zi, menaxhim të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

peshkim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Joković, nënshkruan në Podgoricë, dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e bujqësisë: “Për Mbrojtjen e Bimëve” dhe “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna”.

Ministrja Krifca tha se, marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët të dy vendeve, për të mbështetur dhe zhvilluar burimet e peshkimit, përmes rregulloreve të harmonizuara të peshkimit, masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara për peshkun dhe peshkimin.

“Fokus i bashkëpunimi mes dy vendeve është sigurimi i peshkimit të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale, teksa nxisin një industri dinamike peshkimi me standarde zhvillimi për komunitetet e peshkatarëve”, theksoi Krifca.

Marrëveshja e dytë “Për Bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Bimëve”, ka në fokus nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për të përmirësuar mbrojtjen e territoreve nga ndërhyrja e dëmtuesve të karantinës së bimëve si dhe lehtësimin e tregtisë së ndërsjellë në shkëmbimin e bimëve dhe produkteve bimore.

Lexo: Ura që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi kushton 20 mln euro, do paguhet 50 me 50 nga të dy qeveritë

“Mbi bazën e kësaj marrëveshje çdo ngarkesë për eksport, e cila i nënshtrohet inspektimit fitosanitar, duhet të shoqërohet nga një certifikatë fitosanitare e përpunuar sipas modelit të përcaktuar në Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve dhe e lëshuar nga autoriteti kompetent i Palës Kontraktuese”, u shpreh Krifca.

Në mbledhjen e dy qeverive, ministrja Krifca vuri në dukje se “bashkëpunimi në favor të popujve tanë është instrumenti i vetëm me të cilin mund ti bëjmë ballë dallgëve të ndryshme të tregjeve dhe gjeopolitikës ndërkombëtare të cilat bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme”.

Ministrja theksoi se, mes vendeve të rajonit ka një rritje të bashkëpunimit të marrëdhënieve tregtare falë kësaj qasje.

“Në sajë të marrëveshje të realizuara për Ballkanin e Hapur, në më pak se një vit tregtia mes 3 vendeve pjesëmarrëse është rritur mbi 50% në vlerë dhe mbi 20% në sasi”, tha Krifca, teksa nënvizoi se falë qasjes bashkëpunuese me Malin e Zi po shkëmbejmë gjithnjë e më shumë produkte me vlerë të shtuar,  me një volum tregtar të rritur në mënyrë konstante, 37% krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, potencialet e vendit janë edhe më të mëdha. “Ndaj sot firmosim dy marrëveshje të cilat e rrisin me tej ndërveprimin dhe bashkëpunimin”, deklaroi Krifca.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatw Takimit të Dytë Ndërqeveritar (G2G2) që po zhvillohet midis qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0