Startup Life Albania nuk ndalet…
Ju prezantojmë dy ide fantastike të cilat do të jenë shoqëruese në jetën e biznesit por edhe te kulturës.
Inovacioni në histori e ka emrin “Archigames”. Ju mund të shfletoni historinë e arkitekturës nëpërmjet nje galerie të mrekullueshme fotosh me të cilat njëherazi dhe mund të luani me to . Ky startup është premtues për tu përhapur edhe më tej në rajon pasi idea e Xhoana Kristos është përqafuar nga të gjithë.
Në këtë episod të tretë ajo ka zgjedhur të flasë për idenë e këtij startup si e nisi dhe në çfarë faze operacionale ndodhet .
Frut’za, emeri i lakuar në botën e biznesit. Aplikacioni qe e bashkon produktin me teknologjinë.
Fillimisht gjithçka nisi nga pasioni për frutat e më pas çdo gjë u ndërlidh me teknologjinë.
Me një vizion të qartë për tu shtirë edhe ndërkombëtarisht”Frut’za” shumë shpejt do te jetë biznesi i synuar nga të gjithë.
Për themeluesit ndodhi natyrshëm, nga nevoja për fruta zyre dhe për konsumim të përditshëm.
Do t’iu njohim në këtë episod me menyren se si një ide e thjeshte kthehet në biznes të mirëfilltë. Si disa njerëz besojne tek idetë e tyre për ti ngritur ato në shërbime.
Na ndiqni …
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto