4 hapa për të shtruar rrugën e suksesit tek fëmijët tanë - Business Magazine Albania

4 hapa për të shtruar rrugën e suksesit tek fëmijët tanë

fëmijë

Kërkimet tregojnë që adaptimi i një qasje të thjeshtë do të japë rezultat gjatë gjithë jetës

Një nga mënyrat më të mira për të kuptuar nëse keni raport të shëndetshëm mes punës dhe jetës është të ndjeni që jeni duke pasur sukses si prind: të ndjeni që po i ndihmoni fëmijët të rriten të lumtur, të pavarur dhe të suksesshëm. Pas kësaj, të ndiheni të suksesshëm në cilëndo mënyrë që ju e përkufizoni suksesin. Ky është një faktor kyç për t’u ndjerë të lumtur dhe të plotësuar.

Por, a është e mundur t’i mësoni fëmijët tuaj të bëhen më të suksesshëm?

Mesa duket po. Në një studim të kryer nga Gail Matthews nga Univeristeti Domenikan, pjesëmarrësit ishin pjesë në një nga 5 grupet:

  • Grupi 1 mendoi për synimet e tyre.
  • Grupi 2 i shkroi synimet e veta.
  • Grupi 3 listoi gjëra që mund të bënin për të arritur qëllimet e tyre.
  • Grupi 4 ia dërgoi një shoku mbështetës synimet dhe listën me veprime që do bënin për t’i arritur.
  • Grupi 5 i dërgoi raportime të përjavshme shokut mbështetës.

Ju mund ta parashikoni se çfarë ndodhi:

  • Grupi 3 e kishte më të mundshme t’i arrite synimet, sesa ata që thjesht i shkruan dhe akoma më shumë se ata që thjesht i menduan.
  • Grupi 4 e kishte më të mundshme t’i arrite synimet, sesa ata që thjesht i shkruan.
  • Grupi 5, i cili i raportoi ecurinë e arritjeve çdo javë kishte më shume gjasa se çdo grup tjetër t’i plotësonte.

Kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet :

  • T’i shkruani qëllimet është më mirë.
  • T’i shkruani ato dhe të nderrmerrni hapa për t’i përmbushur është më mirë.
  • T’i ndani planet me dikë , opinionin e të cilit e vlersoni është akoma më mirë. Një seri studimesh tregojnë se njerëzit kanë përkushtim dhe përformancë më të madhe, kur i tregojnë synimet e tyre dikujt që i besojnë dhe është status më i lartë se ata. (Ky fenomen quhet “Kapja e vlerësimit”. Studiuesit shkruajnë, “Gjëja e rëndësishme është që ju të vlerësoni mendimin e personit që po ia tregoni planet”. Nëse asgjë tjetër nuk ndodh, kjo mund të krijojë një formë aspiruese të presionit të bashkëmoshatarëve; kush nuk dëshiron të respektohet nga njerëzit që respektojnë?)
  • Të bësh raportime javore është mënyra më e mirë për të arritur qëllimet krahasuar me çdo metodë mësipër.

Kështu që nga duhet të filloni?

1.Mësojeni fëmijën të shkruaj një qëllim specifik
Jo qëllime të mjegullta. Jo që “ të jenë më popullor”, ose “të bëhen më të mirë në shkollë”, ose “ të bëhen më të mirë në sporte.”

Sigurohuni që qëllimi i tyre është më specifik. “Të bëjnë një shok më të mirë.”            “ Të marrin 10 në matematikë.” “Të bëhen pjesë e skuadrës së futbollit.”

Pse? Nëse vendosin qëllime të matshme i nxit që të veprojnë për t’i realizuar. Për shembull, për të rriturit “të humbasin kile” është pakuptim, por “të humbasin 5kg në muaj” i lejon të bëjnë llogaritje, të vendosin kaloritë e përditshme, të krijojnë dieta ditore dhe ushtrime fizike. Kjo i bën ata ta arrijnë synimin.

Qëllimi është që t’i mësoni fëmijët të vendosin qëllime të matshme, një aftësi që do të sjellë rezultat gjatë gjithë jetës së tyre.

2.Krijoni plane veprimi

Një objekt i matshëm ju lejon që ta fillojmë punën nga fundi. Doni të merrni 10 në matematikë ? Kjo do të thotë që ju duhet t’i dorëzoni detyrat në kohë. Po ashtu, të studioni për çdo test.

Qëllimi është “çfarë” dhe veprimet janë “si”, sepse një qëllim pa “si” është thjesht një ëndërr.

3.Ndajini planet dhe qëllimet me dikë  që e respekton mendimin tuaj.

Ky person nuk jeni ju. Sigurisht që fëmijët tuaj ju vlersojnë, por ju jeni prindi i tyre. Ju duhet t’u dhuroni dashuri atyre, pa kushte.

Fëmijët, për më tëpër, heqin dorë lehtë nga angazhimet me ju.( Për shembull, unë u mësova me mamanë time që më thoshte t’i ktheja rrobat nga  e para, para se t’i fusja në shportë.)

Tregojuni fëmijëve të zgjedhin dikë që nuk duan ta zhgënjejnë. Dikë, lavdërimin e të cilit ata e kërkojnë dhe e dëshirojnë. Ky person mund të jetë një i afërm, por në rastin e fëmijëve mund të jetë dhe një shok/shoqe.

Lexo: Çfarë lloj lideri jeni? Mund të varet nga fakti nëse jeni fëmija i parë ose i fundit, sipas psikologjisë

4.Të tregojnë progresin javor

Këtu takohen qëllimi me rrugën e ndjekur për ta plotësuar këtë qëllim. Mënyra më e mirë është të keni një mik që iu kërkon “llogari” për ecurinë e rrugës por jo për qëllimin përfundimtar.

Për shembull, “Unë lexoj 10 faqe në ditë nga libri i historisë” është më e fuqishme se: “Unë po punoj që të marr 10 në histori”.

Të tregojnë raportin javor, jo vetëm që i ndihmon fëmijët të arrijnë qëllimin e tyre, por edhe të përforcojnë një perspektivë që do te jetë thelbësore për suksesin e mëtejshëm. Edhe pse qëllimet janë të rëndësishmë, veprimet gjenerojnë rezultat.

Sepse një qëllim pa plan është thjesht një ëndërr.

Dhe pa përpjekje, asnjë ëndërr nuk mund të realizohet.

INC.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0