Si u zhvilluan: SKAITECH & LEKOTECH? - Business Magazine Albania

Si u zhvilluan: SKAITECH & LEKOTECH?

Pikënisja e çdo biznesi është biseda e një grupi njerëzish që ndajnë të njëjtin mendim. Kështu nisi edhe projekti Skaitech, një ide risi në Shqipëri e cila ofron një infrastrukturë të dixhitalizuar në përdorimin e dronëve, robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Një koncept premtues në vendin tonë, i cili angazhon gjashtë të rinj të talentuar. Kompania e dronit të parë shqipëtar, i cili do të prodhojë për tregun vendas, por edhe atë të huaj. E ardhmja është ambicioze për këtë startup, por e arritshme. Lehtësimi që vjen në kohë, por edhe në kosto nga Skaitech do t’i bëjë ata lider në këtë biznes.

Arbi Bamllari; Skaitech nisi si një bisedë miqsh, duke folur mbi teknologjinë, zhvillimit dhe rrjedhës që ajo kishte marrë, ne u ndalëm në një topic kyç që ishte mbikëqyrja. Mbikëqyrja nga kamerat, por edhe nga dronët. Ideja dhe imagjinata jonë u zhvillua edhe më shumë dhe filluam të mendonim po sikur të kishim një qiell plot me dronë që tashmë na monitorojnë? Çfarë mund të përdorim tjetër nga mënyra industrial? Aty filloi gjithë hulumtimi, gjithë kërkimi dhe gjithë interesi mbi pjesët e dronëve dhe si këto paisje kanë evoluar në botën perëndimore.

Në tetor të vitit 2020 ne themeluam Skaitech. Ne jemi një grup prej gjashtë vetash, ku bëjnë pjesë inxhinierë, shkenctarë, progamues të cilët kanë krijuar një grup shumë të mirë dhe sfida jonë është si të sjellin teknologjinë e fundit në Shqipëri, kryesisht të dronëve dhe robotikës, por edhe të inteligjencës artificiale. Ndaj edhe emrin e vendosëm SKAITECH me AI në mes.

Ne ofrojmë shërbime me dron,  hardware dhe software të cilat mund të japin të dhëna përfundimtare për klientët. Ne përdorim këto mjete pune, dronët, të cilat mbledhin të dhëna në terren, me mënyra dhe metodologji të ndryshme dhe proçesohen në software të caktuar që mund të prodhojnë një raport, një analizë, ose një hart ose model 3D në të cilin inxhinieri ose përdoruesi i interresuar të mund t’i përdorë ato.

Ideja e dronit lindi pas një viti operim dhe lindi nga një program amerikan i quajtur Blue eyes US që financohet nga departamenti i mbrojtjes amerikane. Ata financojnë startup-e me ide që duken të çmendura vetëm për tu dhënë zgjidhje problematikave që kanë të bëjnë me pjesën e ushtrisë, mbrojtjes dhe me pjesën e hapësirës. Për këtë gjë, normalisht ata përdorin dronët dhe Inteligjencën Artificiale.

Tek dronët ishtë ky program specific që suportonte këto startape për t’i bërë këta dronë të gatshëm dhe të personalizuar që në të ardhmen, ushtria amerikane të mund t’i përdori edhe në misione taktike dhe në terren. Nga këtu ne u frymëzuam dhe menduam që edhe ne mund ta krijojmë një produkt të tillë.

Ne patëm rastin që të takojmë edhe ministrin e mbrojtjes, në Korçë. Aty menduam se edhe ne mund të krijojmë një dron për shtetin shqiptar.

Pjesa ku ne shikojmë avantazhet tona janë pjesa e çmimit, dhe në karakteristikat që droni do të ketë të cilat do të ofrohen në një paketë konkuruese se kompetitorët që janë në këtë segment të tregut të dronëve. Pra në pjesën e sigurisë.

Përpara dronëve që quheshim DSP, thënë ndryshe ofrues shërbimesh që kishim paisjet hardware dhe software dhe klientit fundor i jepnim vetëm të dhënat.

Për të qenë konkret. Në rast se një studio projektimi ka nevojë të rilevojë një tokë. Mënyra tradicionale është ajo me topografin që shkon me GPS dhe mat pika etj. Avantazhi i dronit është efiçenca e kohës dhe kosto. Pra kursehet kohë dhe kosto. Për shembull, nëse një topografi për një tokë dhjetë hektar i duhen dhjetë ditë deri në dy javë, me ndihmën e dronit mund të bëhet brenda dy-tre ditëve.

Mënyra jonë është; ne çojmë dronët që marrin disa foto me një metodologji të caktuar dhe më pas, këto foto i hedhim në një software të caktuar i cili i proçeson me anë të një metode që quhet fotogrametri dhe kështu mund të prodhohen harta 3D, modele 3D si dhe pointcloude. Më pas, prejektuesi apo arkitekti e ka shumë më të thjeshtë ta impementojë në softwaren e tij, të bëj matjet e tij dhe t’i ketë këto me një saktësi shumë të lartë, njëlloj siç e ka saktësinë dhe topografi, vetëm se kështu këto të dhëna i ka në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë.

Pak a shumë kjo është paketa që ne ofrojmë. Jemi të fokusuar kryesisht në katër industri specifike: Infrstrukturë, energji, bujqësi, dhe siguria publike.

Ne kemi klientë që mund të jenë të sektorit publik si institucione shtetërore, por edhe klientë nga sektori privat.

Çdo dron mund të jetë i paisur me sensor të ndryshëm, për një qëllim të caktuar. Ose me madhësinë e tij për një qëllim të caktuar. Në rastin tonë ne i kemi vendosur edhe një emër. E kemi quajtur SQ1. SQ është akronim për gjuhën shqipe dhe e vendosëm kështu që të ishte pak taktik. Qëllimi ishte që ta ofronim me një çmim më të lirë sesa ofrojnë konkurentët kudo në botë. Këta dronë për mbikëqyrjen që ne po flasim kushtojnë mbi 15-20 mije euro dhe ne po mundohem ta përgjysmojmë ose ta ulim me 33% si kosto.

Përveç çmimit, ne po mundohemi të sjellim edhe shumë karakteristika, që për momentin, vetëm një kompani që neve na ka frymëzuar mund t’i ofrojë. Inteligjenca artificiale është një nga këto karakteristika, pra droni mund të bëjë deduktime objektesh, sipas kërkesës që ne mund të kemi. Për momentin mund të bëjë deduktimi njerëzish, biçikletash dhe objektesh.

Por ne mund të shkojmë edhe më tej. Mund ta vëmë që të deduktojë targat e makinave, apo një objekt tjetër interesi.

Një karakteristikë tjetër është kamera termike. Në emergjencat civile apo në çështjet e sigurisë, kjo është shumë e rendësishme sepse kamera termike na lejon të shikojmë atë që syri i jonë nuk mund ta perceptojë.

Veçori tjetër e dronit është autonomia. Droni është i paisur me të pakten pesë sensorë që dedektojnë ku mund të ketë pengesa dhe të arrijë të bëjë shmangien e tyre.

Gjithashtu, një karakteristikë tjetër është se droni është i paisur me një modul 4g/5g perveç komunikimit ëifi që përdoret zakonisht. Kjo i mundëson dronit që të shkojë edhe në distance shumë më të largëta.

Bateria është bërë veçanërisht për këtë dron dhe zgjat më shumë se 30 minuta.

Për momentin distance është rreth dhjetë km por duke pasur parasysh modulin 4g/5g  teknikisht nuk ka limit, mjafton të ketë nje mbulim antenash.

Droni është i palosshëm dhe transportohet lehtësisht. Me të gjitha këto karakteristika që përmenden, të gjitha kompanitë e ofrojnë me dyfishin e çmimit që ne mendojmë se mund ta nxjerriminn në treg.

Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me mentorët tanë nga venden fqinje, Greqinë, Italinë, por edhe Çekinë që janë liden në fushën e robotikës dhe ata na kanë udhëzuar për disa zgjidhje në disa pika ku ne hasnim në vështirësi.

Ne jemi shumë krenarë që kemi arritur ta nxjerrim prototipin në një përiudhë gjashtë mujore. Ne jemi në fazë testimi por jemi optimist që shumë shpejt ne mund ta çertifikojmë.

Për mua faza e testimit është fazë shumë e rendësishme, sepse vetem pas kësaj faze ne mund të themi me bindje që po, ky dron është i sigurt për të fluturuar.

Ne po punojmë që të prodhojmë vetë pjesën e brendshme, ose pjesën e PCB-së që quhet në gjuhën teknike. Pra një autopilot i cili do të përmbajë kartën grafike, Cpu-në mikrokontrollin, dhe çdo komponent tjetër që e bën droning të funksionojë. Në momentin që ta kemi edhe atë produkt gati, ne do t’i inkonpurojmë çdo pjesë nga e para dhe do ta kemi një produkt përfundimtar. Pas kësaj do të bëhet testimi dhe kalibrimi i fundit.

Pas kësaj, vjen një fazë që është shumë e rëndësishme; faza e çertifikimit. Ne pretendojmë të marrim një çertifikatë nga EASA, që është një organizatë që merret me aviacionin civil në botë por normalisht përfshin edhe pjesën e dronëve. EASA ka një proçes rigoroz dhe të kushtueshëm testimi, por ne duam të arrijmë në të tillë nivel. Në momentin që droni do të çertifikohet dhe do të patentohet, ai do të jetë i gatshëm të dalë në treg.
Tregjet që ne po ofrojmë janë tregjet e europës, por jo vetëm. Fakti që ne jemi një vend i NATOs na jep mundësinë që të jemi, pse jo edhe në tregjet amerikane.

Fillimisht menduam që pjesën e PCB-së ta prodhonim në Kinë ose Tajvan si shumë kompani të tjera të mëdha. Por para disa muajsh, një profesor na përmendi rastin e një kompanie në Maqedoni të veriut që prodhon skeda dhe i prodhon edhe për kompani shumë të njohura. Kjo na frymëzoi dhe thamë pse mos të kemi mundësi të prodhojmë PCB. Kjo është një dëshmi që mendoj të frymëzojë, jo vetëm neve, por edhe të rinj të tjerë. Për t’u dëshmuar atyre se kapaciteti ekziston.

Nikolin Ngjela ka studiuar në universitetin e Tiranës, në degën e Informatikës. Prej vitit 2018 e deri tani është bashkëthemelues i LEKOTECH. Lekotech ka ngritur nja platformë që lejon industrinë të zgjerohet në mundësi të reja. Ne po ripërcaktojmë mënyrën sesi funksionon kjo industri duke investuar në teknologji, shprehet Nikolin Ngjela. Do të transformojmë thelbin e biznesit të tyre duke ndryshuar mënyrën sesi ata i bëjnë gjërat sot. Ata do të jenë në gjendje të kërkojnë pjesët e munguara të makinës dhe të riparojnë automjetet më shpejt.

NIKOLIN NGJELA; Nëpërmjet këtij softi jemi munduar të bëjmë jetën e njerëzve më të lehtë, duke u dhënë atyre një soft ku mund të gjejnë pjesë makinash të përdorura, më lehtë dhe me kosto më efiçente. Kjo ide ka marrë jetë para katër vitesh. Bashkëthemeluesi kishte idenë për të krijuar një ikomers me pjesë të përdorura makinash sëbashku me një investitor zvicerian.
Në bazë të kësaj ideje dhe nevoje ne kemi ngritur një ekip dhe kemi zhvilluar këtë soft. Fillimisht kjo ide u implementua në Shqipëri. Tani jemi edhe në tregun italian dhe atë zvicerian. Demontuesit më të mëdhenj në Itali përdorin Softin tonë. Pa frikë mund të themi se kemi përmirësuar operacionet nëpërmjet demontuesve, mekanikëve dhe përdoruesve fundor që kanë makinat. Në tregje si Shqipëri që është e vështirë të blihen pjesë të reja makinash sepse kushtojnë, ne u vijmë në ndihmë duke u mundësuar të gjejnë atë që po kërkojnë, jo vetëm më lirë, por edhe shumë më shpejt, edhe shumë më lehtë.

Lekotech eshte  një portal që lehtëson punën e demontuesvë të makinave. Dihet që proçesi i demontimi i një makine ka shumë kosto. Merret me mend rrëmuja e tmerrshme që kanë varrezat e makinave.

 

Jo vetëm pjesët, por edhe shitja tek klientët është e çrregullt. Ne kemi dixhitalizuar pjesët e përdorura të makinave. Softi është inteligjent dhe i aplikueshëm për çdo pjesë të përdorur makinash. Thënë ndryshe, softi tregon kur një pjesë e caktuar mund të përdoret në disa brande të ndryshme makinash. Këtë informacion njerëzit mund ta gjejnë shumë kollaj nëpërmjet smartfonit të tyre, me anë të aplikacionit Lekotech.

 

Ata, jo vetëm që mund të gjejnë pjesët e përdorura për automjetin e tyre, por edhe mund të mirëmbajnë automjetin e tyre, të shikojnë kostot e tij dhe mund të gjejnë shërbimet që i duhen atij automjeti. E gjitha kjo në një kohë shumë të shkurtër.
Më ndihmën e Ministrisë së sipërmarrjes, ne do të ndërtojmë një ikomers që nuk është i zakonshëm. Përdoruesi, atje mund të regjistrojë falas automjetin e tij. Mund të mirëmbajë çdo lloj shpenzimi të automjetit të tij.

Mund të gjejë pjesë të përdorura për automjetin e tij, dhe përveç kësaj mund të çojë për demontim automjetin e tij. Kjo, jo vetëm që ul kostot, por është edhe miqësore ndaj ambientit sepse tregon një mënyrë të rregullt se si mund të çmontohen makinat sipas rregullores së Bashkimit Europian.
Ekipi është i përbërë nga nëntë veta. CEO është Francesco Carbone, i cili ka qenë produkt menager tek Hugo Boss, tani është pjesë e startap-it tonë.

Product Manager është Ledjon Agalliu që kishte edhe idenë e krijimit të softit, si dhe ekipin e zhvillimit.
Siç thamë më lart, ne jemi në tregun Italian dhe në Zvicër, por po punojmë që të shtrihemi edhe në tregje të tjera, si në tregun e Polonisë dhe Gjermanisë , duke patur parasysh që Gjermania është lider në tregun e automobilave ne Europë, dhe tregu është jashtëzakonisht shumë i madh, por shtetet e ballkanit si; Shqipëria, Kosova, Maqedonia, janë vende që blejnë më tepër pjesë të përdoruara.

Ky projekt nuk sjell vetëm dixhitalizimin e pjesëve të përdorura, por ai gjithashtu është shumë miqësor me mjedisin. Kjo sepse çmontimi i një makine duhet të bëhet në një mënyrë të rregullt. Të gjithë demontuesit e makinave kanë mundësi ta gjejnë aplikacionin tek Lekotech.com.

Së shpejti të gjithë përdoruesit e makinave do të kenë aplikacionin e makinave që është Flikentech dhe që shumë shpejt do të kenë mundësi të shkarkojnë në app store dhe në playstore. Dhe me ndihmën e Ministrisë së sipërmarrjes, ne do të ndërtojmë portalin për të gjithë përdoruesit e makinave në të gjithë Shqipëri dhe do të jetë falas. Aty, ata mund të mirëmbajnë automjetet e tyre, shumë shpejt dhe shumë lirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0