Pas mbledhjes së qeverisë për këtë javë Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka theksuar se punonjësit e teknologjisë së informacionit në fushën e administratës do të kenë paga të ngjashme me ato të tregut privat. “Profesionistët e IT-së dhe disa profesionistë të veçantë në administratën publike do të kenë paga konkurrente me tregun, mbase edhe me të larta se ato”, tha Ibrahimaj në deklaratën e saj.
Vendimi pritet të jetë i vlefshëm që gjatë këtij muaji. Ministrja theksoi se, “në mbledhjen e Këshillit të Ministrave diskutuam për nivelin e pagave dhe profesionistët që do të përfshihen ne administratën publike”. Ajo kujtoi se, në mes të vitit të kaluar Shqipëria ishte subjekt i krimit kibernetik, duke sprovuar sistemet tona të teknologjisë së informacionit.
Sipas ministres Ibrahimaj, “Ne tashmë po punojmë për të pasur mundësinë që të kemi një ekip të kualifikuar IT, me qëllim që qeveria të jetë një punëdhënës konkurrent me tregun, në të cilin sektori i IT-së të ketë paga të krahasueshme me tregun, mbase edhe më të larta se ato. Sistemet janë baza e mirëqeverisjes dhe sisteme të forta do të thotë siguri për të gjithë.
Lexo: Studimi: 86% e kompanive thanë se java katër-ditore është një sukses
Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajit janar me qëllim, jo vetëm për finalizimin e strukturave për profesionistët e IT-së në gjithë sektorin shtetëror, por edhe për disa profesionistë të veçantë, të cilët në fakt kanë paga më të ulta se sa pagat në treg, si sektor brenda ministrive, të cilët do të kenë paga konkurrente me tregun. Të gjitha këto vendime do të miratohen brenda muajit shkurt”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.