Madi Sharma: është koha e Human2Human. Gra sipërmarrëse, kërkoni ndihmë - Business Magazine Albania

Madi Sharma: është koha e Human2Human. Gra sipërmarrëse, kërkoni ndihmë

Madi Sharma

Madi Sharma, është sipërmarrëse, folëse motivuese dhe eksperte e komunikimit efektiv. Ajo është konsulente e qindra sipërmarrjeve të ndryshme nëpër botë. Drejtuese e “MADI Group” – një grup ndërmarrjesh sociale dhe private ndërkombëtare, OJF me një mision: veprim lokal, ndikim global. Puna e saj fokusohet tek mbështetja e krijimit të ideve të reja të biznesit të përshtatura për t’u zhvilluar në një treg lokal, por që mund të kenë një ndikim global, me ndikim për një shoqëri të qëndrueshme.

Ne kemi zhvilluar një intervistë në këtë fillim viti rreth pikëpamjeve të saj për qasjen e re ndaj sipërmarrjes, rolin dhe sfidat e gruas.

Shoqëria po lufton me efektet e pandemisë dhe luftën në Ukrainë. Si e shikoni mundësinë e zhvillimit të biznesit në këto kushte. Çfarë duhet të kemi më shumë parasysh si sipërmarrës apo menaxher? A kanë ndryshuar prioritetet?

Mund të pyesim a është e gjitha fatkeqësi dhe errësirë – ose mund të themi: cilat janë mundësitë e mia? Gjithçka ka të bëjë me mentalitetin. Të qenurit pesimist, duke parë anën negative, na mbyll mendjen. Përpjekja për të qenë optimist, edhe me retë e errëta sipër, do të thotë se do të gjejmë atë rreze dielli që na japin shpresë për ndryshim.

Qoftë në biznes si Sipërmarrës (Sipërmarrësi është me S të madhe, sepse Sipërmarrësit janë shtylla kurrizore e shoqërisë), ose si menaxher në çdo nivel brenda një organizate, mundësitë që na paraqiten më shpesh lindin nga sfidat me të cilat përballemi. Aty ku ka probleme, kërkoni zgjidhje, sepse nëse po përballeni me një problem, ju garantoj që nuk jeni i vetmi dhe kështu, duke zgjidhur problemin, do të identifikoni një mundësi që mund të ndihmojë të tjerët. Atëherë, ju vetëm duhet të mendoni se si ta ktheni në avantazhin e kompanisë, ose si ta komercializoni atë.

Pa dyshim, nuk mund që t’i zgjidhni problemet aktuale globale si individ. Por, ju mund të adresoni disa nga sfidat lokale që prekin ju dhe komunitetet tuaja, dhe duke adresuar gjërat që mund të ndryshoni, nuk shpërqendroheni nga ato gjëra që nuk mund t’i ndryshoni!

Ju jeni një ekspert i zhvillimit personal dhe komunikimit. Sa i rëndësishëm është komunikimi tani? Çfarë kemi humbur apo fituar me zhvillimin e komunikimit online?

Shekulli i 21-të është epoka e CO: bashkëpunimi, bashkë-komunikimi, bashkëveprimi. Bashkëveprimi është kapitali ynë njerëzor. Dhe çështja është se ne kemi zgjedhur të injorojmë lidhjen njerëzore.

Tani besojmë se kemi klientë dhe profile të shkëlqyera biznesi, sepse kemi “pëlqime” ose ndjekës – por kjo nuk përkthehet në fitim! Pra, komunikimi që na nevojitet është të konvertojmë pëlqimet dhe ndjekësit në klientë me pagesë nëse jemi në biznes.

Natyrisht, sot nuk ka të bëjë gjithçka vetëm me fitimin, ka të bëjë me “markën”: çfarë po bën, si po e bën dhe kë/çfarë po ndikon? Këto mesazhe duhet të komunikohen qartë, sepse kjo është ajo që i bën njerëzit të blejnë nga ju dhe kompania juaj.

Kur fillova biznesin, flisnim për B2B, biznes me biznes. Pastaj folëm për biznesin B2C me klientët. Tani flasim për H2H, njeri me njeriun. POR – nëse nuk shikojmë drejt në sy njerëzit, të cilëve po përpiqemi t’u shërbejmë, nëse nuk po i dëgjojmë sepse jemi shumë të zënë, duke u thënë atyre se çfarë duam që ata të dinë për ne, atëherë si mund t’i kthejmë ata në klientë ? Si mund t’u shërbejmë atyre me gjërat që kanë nevojë?

Komunikimi është një proces i dyanshëm, output dhe input. Prandaj duhet të angazhoheni me klientët tuaj gjatë komunikimit tuaj, përndryshe do të jetë një përpjekje e kotë.

Lexo: “Të jesh ndryshimi që kërkon të shohësh”. Madi, sipërmarrësja e 10 kompanive që po frymëzon botën.

Dhe unë dua të shtoj një paralajmërim në lidhje me komunikimin: Mos lejoni që mediat sociale të komunikimit tuaj të bëhet një shpërqendrim. Një ekuilibër i duhur është jetike,ose do të humbni fokusin në biznesin tuaj.

Ju keni një ndikim të fuqishëm në fuqizimin e grave globalisht. Çfarë është më e rëndësishme në fuqizimine grave. Çfarë duhet bërë nga qeveritë dhe organizatat?

Si një e mbijetuar e dhunës në familje, mbështetja e grave në nivel global dhe sjellja e agjendës së barazisë tek qeveritë dhe politikëbërësit ka qenë gjithmonë një pasion i imi. Në fakt, unë ndërtova bizneset e mia që të mund të përdorja fitimet për të mbështetur përparimin e grave.

Gratë nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për fuqizim – Ne tashmë kemi një fuqi dhe aftësi të pamasë të lindur. Ajo që na nevojitet më shumë është një mjedis që na ofron një fushë të barabartë loje me homologët tanë meshkuj. Barazia ka të bëjë me – një përfaqësim të barabartë të grave me burrat. Njëra gjini nuk duhet të mbizotërojë tjetrën. Pra, kjo është ajo që duhet të sigurojnë qeveritë dhe politikëbërësit/vendimmarrësit në të gjitha nivelet.

Në një dhomë duhet të ketë një numër të barabartë grash dhe burrash. Çdo politikëbërje duhet të sigurohet që nuk diskriminon gratë dhe as burrat! Jemi shumë larg barazisë, por mund ta ndryshojmë këtë duke sjellë vetëm një numër të barabartë grash në tryezën e vendimmarrjes. Pas kësaj, ne mund të fillojmë ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, e cila pasqyron më mirë demografinë e botës në të cilën jetojmë sot.

Çfarë duket të marrë parasysh më së shumti një grua në biznes?

Nuk ka dallim midis grave dhe burrave në biznes. Biznesi ka të bëjë me fitimin, përmbyshjen e nevojave të klientit dhe ndikimin. Pra, bazat e biznesit nuk ndryshojnë dhe nuk mund të bëhen justifikime për dallimet në gjini.

Megjithatë, gratë biznesmene kanë shumë pika të forta rreth biznesit. Së pari, gratë të dëgjojnë më shumë, ato mund të identifikojnë problemet dhe zgjidhjet – një bazë themelore për biznesin. Gratë NUK janë më të rrezikuara; ato thjesht menaxhojnë më mirë rrezikun dhe vlerësojnë rreziqet. Kjo do të thotë se gratë në biznes (statistikisht) dështojnë më pak! Një nxitje e madhe për investime. Por, gratë shpesh refuzojnë të kërkojnë financim ose ndihmë. Nëse nuk kërkoni ndihmë, atëherë njerëzit supozojnë se nuk keni nevojë për ndihmë. Ju lutem mbani mend: ne jemi në epokën Human2Human, njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin!

Një forcë tjetër e grave në biznes është se ato marrin parasysh ndikimin tek të tjerët. Edhe stafi, edhe mjedisi. Që do të thotë se ata e mbajnë stafin e tyre më gjatë, investojnë në trajnime dhe e konsiderojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore të korporatës më shumë se kompanitë në pronësi të meshkujve.

Pra, ka vetëm një gjë që gratë duhet të pranojnë:

Jeni më të mira se burrat në biznes. Prandaj, ju lutem, mos nxirrni justifikime dhe vazhdoni në biznes! Besoni në veten tuaj, sepse unë besoj në ju!

Motoja juaj është “Madi No Excusess”. A mund të na thoni më shumë? Çfarë ndodh me ne kur lëmë mënjanë justifikimet?

Pra, kjo është arsyeja pse lindi motoja “Madi no excusess”. Ose ne do të marrim rolin e viktimës dhe të viktimizohemi, ose mund të jemi të mbijetuar dhe të demonstrojmë forcën dhe kompetencat tona. Kur pranoni përgjegjësinë për jetën tuaj, situatën tuaj, të ardhmen tuaj, ju ndaloni së përdoruri justifikime. Kur të gjitha justifikimet shtyhen mënjanë dhe nuk përdoren më, është e mahnitshme se çfarë mund të arrini. Provoje.

Nuk kam asnjë kualifikim, nuk kam asnjë trajnim, kam qenë një e mbijetuar e dhunës në familje me 2 fëmijë të vegjël, pa para dhe shumë pak besim kur kam filluar. Tani më shiko mua! Jeta nuk ka qenë e lehtë, por çdo luftë më ka bërë më të fortë dhe e di nëse mund ta bëj unë, mund ta bëjnë edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse unë shtriva dorën time për të ndihmuar një grua tjetër!

Cili është mesazhi juaj për sipërmarrësit, gratë sipërmarrëse dhe studentët?

Gandi tha: “Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni”. Madi thotë “Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni, pa justifikime!”

Sipërmarrësit dhe ndikuesit shohin se çfarë duhet të ndryshojë dhe vazhdojnë dhe e bëjnë atë. Jeta na jep vetëm 2 zgjedhje: të bëjmë ose të mos bëjmë. Do të ulesh dhe do të ankohesh, apo do të ngrihesh dhe do të përpiqesh, të bësh dhe të kesh sukses, edhe nëse duhen disa herë. Do të kesh vetëm një pendim në jetë, që nuk e ke provuar!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0