Si të humbim një punëtor të vlefshëm për 10 ditë - Business Magazine Albania

Si të humbim një punëtor të vlefshëm për 10 ditë

PUNËTOR

Shkruar nga Erblina Idrizi, Kontributore

Titull intrigues apo jo?! Menjëherë na shfaqet para sysh komedia e famshme “How to lose a guy in 10 days?”.

Pikërisht një skenar i tillë të bënë të kuptosh se për çdo humbje është një formulë. Me apo pa vetëdije ne bëjmë vepra, të cilat shpien në rezultate të padëshirueshme. Në fakt, edhe të mos vepruarit në kohën e duhur jep frytin e hidhur.

Aktualisht “hot topic” në bizneset e shumta është migrimi i punëtorëve nga një kompani në tjetrën.

Derisa fokusi ynë është i orientuar në të përbushurit e nevojave të kompanisë/biznesit dhe stafit, të qenit kompetitiv, të qenit i lavdëruar, të krijuarit rrjet,a jeni të sigurtë që po i bëni në mënyrën e duhur?

Nëse u përgjigjemi pyetjeve në vijim me sinqeritet të plotë mund të vlerësojmë drejtimin?:

  • Keni pyetur ekipin se cilat janë nevojat e tyre, apo ju i dini të gjitha për ta?
  • Më kë po konkuroni dhe me çka?
  • Për çfarë dëshironi të lavdëroheni; për ekipin apo po përdorni ekipin për të përmbushur veten?
  • Nga kush prisni lavdata?
  • Rrjeti që po krijoni, a është në tokë pjellore apo ju po hidhni fara në asfalt?

Në rregull, kjo ishte një hyrje sa për të kujtuar që humbja e një punëtori të vlefshëm sot është një e vërtetë e cmuar. “Njerëzit nuk lëshojnë kompaninë. Ata  lëshojnë menaxherët.” – Julie White, Rick Tate

Në dy fjali të thjeshta, CEO i Google Sundar Pitchai, ka dhënë opinionin e tij për dështimin e shumë udhëheqësve të kompanive. Pa dallim NVM apo NM, ka vetëm një burim që sjell poshtë kurbën. “Ju dëshironi të jeni të vëmendshëm për gjithçka  që po ndodh jashtë, thotë Pichai, “por në fund të ditës, suksesi juaj varet nga ekzekutimi juaj i brendshëm”.

Atëherë, çfarë ju shkon në mendje kur humbisni një punëtor të vlefshëm? Bëni përpjekje për zëvendësim apo llogari sa do të kushtojë zëvendësimi? Para se të dalim në mënyrat e humbjes së punëtorit, po ndaj një spjegim hyrës nga Gent Shala, Co-founder & Managing Partner në Hoja – Business Excellence. Video. Genti në disa pika të shkurta dhe modest në shprehje, flet për vitalitetin dhe mirëqënien e punëtorit e më pas çka na kushton rekrutimi i një të ngjashmi.

Si të humbasim një punëtor të vlefshëm për 10 ditë?

  • Ju mungon vizioni

Asnjë punëtor nuk dëshiron të punojë në një mjedis ku nuk ndihet i përfshirë, i vlerësuar dhe pa pozitë që siguron zhvillim. Nëse po udhëhiqni një biznes “le të dalë ku të dalë”, pa objektiva të sakta për të ardhmen. Kjo do të ndihet në ajër.

“Përse po punoj unë këtu?” – është pyetja më e rëndomtë që njerëzit i bëjnë vetes përpara se ata të largohen. Ju, a e keni përgjigjen, e cila vlen të mbajë punëtorin edhe për 5 vite tjera? Nëse jo, mirupafshim!

  • Kultura e punës

Kultura ka shumë përkufizime në varësi të mënyrës se si e shikoni atë.

Po, ju i ofroni të gjitha kushtet për rekreacion, zbatoni ligjin dhe i zhvilloni ata me trajnim të brendshëm. Këtë po e bën edhe konkurrenti juaj.

Cila vlerë e shtuar e juaja e bënë diferencën në kulturë pune? Shembulli i kulturë të punës jeni ju si udhëheqës. Për këtë arsye përveç të paraqiturit në kohë pranë kompjuterit, tentoni të jepni shembuj se si zgjidhen problemet, si tejkalohen ditët monotone, si e sfidojmë veten tonë të sotme për një vetëvete më të mirë nesër. Bëni të kundërtën dhe e shifni në foto me llogo tjetër punëtorin tuaj të zellshëm.

  • I konsideroni të tjerët, ama ju jeni në radhë të parë

Vetëm vazhdoni të mendoni që ju jeni në radhë të parë për vendimmarrje, e padyshim që do të humbisni respektin e punëtorëve. Jeni një ndëgjues i mirë, por zbatues i egos. Një shuplakë e fortë kjo për kolegun tuaj.

Shpesh kemi të bëjmë me udhëheqës të cilët mendojnë se ajo çfarë është e bukur për ta, ka për t’i pëlqyer masës!

Mos! Jo të gjithë vallëzojnë në darsëm dhe jo të gjithë e hanë tortën. Një lider i zellshëm edukon, nuk imponon.

  • Favorizoni dikë

Ah kjo dreq ndjenje e të pasurit dikënd në favor. Shpesh e pa evitueshme edhe mes prindërve kur kanë më shumë se një fëmijë. Por pse po e bëni të dukshme në biznes? Njeriu juaj favorit a nuk është një njeri lojal që dinë të jetë modest? Po deshe të djegësh komplet pyllin, jepi të verbërit pishtarin.

  • Injoroni problemet

Probleme! Çfarë probleme? Pretendoni sikur stafi juaj i punëtorëve i kanë të gjitha dhe vetëm nga llastimi nxjerrin pakënaqësi të pa qëna. Një pakënaqësi prish dhjetë të kënaqur, nëse nuk e trajtoni në moment.

Përmbledhje

Sipas një hulumtimi nga MIT pasi intervistuan 34 milionë profile në vitin 2021, arsyeja kryesore e lëshimit të punës për ta ka qenë mungesa e respektit dhe mjedisi toksik kolektiv.

Lexo: Mark Zuckerberg përditëson avatarin e tij në Meta pas kritikave të shumta me avatarin e parë

Pasi lexuat skenarë të ndryshëm, mund të thoni me vete, – por, punëtorët e mi janë super të kënaqur! Ata shërbejnë në kohë, janë produktivë, të pagabueshëm  dhe më respektojnë! Unë dua t’i mbajë ata ashtu siç janë, aty ku janë! Ata janë të aftë dhe autodidakt. Unë nuk kam nevojë as të ndërhyjë.

Bravo, kjo është mënyra perfekte për të humbur punëtorin e vlefshëm!

Mos harroni, 10 ditët e filmit “How to lose a guy in 10 days”, në biznes mund të ndodhin në 10 ditët e para të vitit të 10 në kompani. Kjo ka për të rrëzuar keq një kështjellë që ndërtuat me mund.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0