Libri i kujtimeve i Princ Harry, i titulluar “Spare”, u bë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, tha botuesi i librit.
Libri u publikua të martën pas disa ditësh interviste televizive të Harryt, dhe një versioni të publikuar gabimisht të memoarit ku u zbuluan informacione intime rreth familjes mbretërore britanike.
Libri i Harryt ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi aty ka zbuluar betejat e tij personale dhe akuzat lidhur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe për babanë e tij, Mbretin Charles, njerkën Camilla dhe vëllain e tij të madh, Princin Eilliam.
“Ne e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transëorld Penguin Random House.
“Sipas informacioneve tona, të vetmet libra që janë shitur më shumë në ditën e parë kanë qenë ata për Harry tjetër [Potter]”, shtoi ai.
Lexo: Si t’i kaloni pushimet në mënyrë produktive?
Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.
Libri “Spare” ofron zbulime të fundit të bëra nga Harry dhe gruaja e tij Meghan, që kur ata u larguan nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u transferuan në Kaliforni për të krijuar një jetë të re. Publikimi i librit pason dokumentarin e Netflix për Princin Harry.
“Spare” është i disponueshëm në 16 gjuhë dhe renditet si best-seller në Amazon në nivel global, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Australi, dhe Arabia Saudite.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.