2023 premton “spektakël” hapësinor: Një kometë, 4 eklipse dhe "shi meteorësh" - Business Magazine Albania

2023 premton “spektakël” hapësinor: Një kometë, 4 eklipse dhe “shi meteorësh”

2023 duket do të jetë një vit që do t’i kënaqë të apasionuarit pas hapësirës: shi meteorësh pritet të ndricojnë në disa raste qiellin në vitin që po vjen, i cili premton edhe katër spektakle të mrekullueshme eklipsesh mes pranverës dhe vjeshtës.

Muajt në vazhdin, Saturni, Neptuni, Jupiteri dhe Urani do të vihen në garë se kush do të duket më shumë, thonë astronomët, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që show-n kozmik ta inaurugojë cuditërisht dhe një kometë.

Që në fillim të vitit në fakt, “kometa C/2022 E3 ZTF, e zbuluar më 2 mars 2022 mund t`i afrohet Tokës, shpjegon Paolo Volpini i Unionit të Astronomëve Amatorë Italianë (UAI). “Në 12 janar, thotë ai, trupi qiellor me bishtin mahnites, do të mbërrijë pikën e distancës minimale nga Dielli, por dukshmëria më e mirë duhet të ndodhë ndërmjet fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, kur do të jetë në distancën më të afërt nga Toka. Kalimi i saj do të mund të vërehet me  dylbi dhe teleskopë të vegjël, megjithatë janë që të shihet edhe me sy të lirë”.

Lexo edhe: Agjensia Europiane e Hapësirës prezanton “Solaris”, projekti i transmetimit të energjisë nga hapësira

Pranvera do të sjellë dy eklipse: Eklipsi diellor i 20 prillit do të jetë më i dukshëm në rajone si Indonezia dhe Australia, ndërsa më 5 maj do të ketë një eklips hënor, që do të shihet më qartë në Azi, Australi dhe rajonet më lindore të Evropës e Afrika. Vera vjen me dy superhëna, ndërsa vjeshta sjell edhe dy eklipse të tjera, nje eklips të pjesshëm diellor dhe nje eklips të pjesshëm të Hënës, si dhe ngjarjen më të rëndësishme meteorike të vitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0