Albana Murra, shqiptarja e cila është pjesë e Discovery channel - Business Magazine Albania

Albana Murra, shqiptarja e cila është pjesë e Discovery channel

Albana Murra ka mbaruar studimet në degën Administrim Biznesi në Tiranë dhe më pas ka përfunduar masterin për Marketing Digjital në Spanjë. Në fillimet e saj në Spanjë ajo ka punuar si përkthyese për gjuhët spanjisht dhe shqip në Discovery Channel, nga ku nisi pasioni i saj për përkthimin. Më pas ka punuar në BNP Paribas, në fushën e real estate, si konsulente shitjesh. Që prej majit të vitit 2021 ajo punon si eksperte e zhvillimit të biznesit në Achilles, kompani ndërkombëtare që i dedikohet menaxhimit të riskut të rrjetit të furnitorëve.  Ajo ka dhe një blog përkthimi të sajin “Scriptorium”, në të cilin publikon artikuj shkencorë, si dhe letrarë të përkthyer nga spanjishtja ose anglishtja në shqip.“Scriptorium”shërben dhe si urë lidhëse mes saj dhe Shqipërisë.

 Cili ka qenë një moment shumë i rëndësishëm në jetën tuaj që ka shërbyer edhe si mësim ?
Unë e kam pasur shumë të vështirë të futen në karrierë pas përfundimit të studimeve. Ky është një moment deçiziv për të gjithë ata të cilët kryejnë ciklin e studimeve dhe më pas duan patjetër të gjënden në karrierë. Në një rrugëtim të tillë eca edhe unë paralel me shume angazhime të tjera. Megjithatë u gjenda në një kohë të shkurtër shumë e promovuar dhe e nxitur për të bërë gjërat që doja dhe këtu faktor ishin njerëzit që më rrethonin. Më e bukura është që lufta në jetë bëhet nga gjinia e njëjtë. Përjetova në fillimet e mia luftën e grave ndaj grave. Por sidoqoftë këto janë gjëra që kanë shërbyer si mësime tashmë dhe vetëm kaq .

Ti je një vajzë e lexuar, a mund të na rrëfesh se cilat ishin për ty librat që të shënjuan ndryshim në karrierën tënde ?

Po une kam lexuar dhe sistematikisht lexoj sepse dua të jem e kompletuar vetëm për veten dhe askënd tjetër .Kështu ” Jordan Bernt Peterson” me librin 12 rregulla për jetën .Gjithashtu libri “1984” George Orwell. Janë këto libra të cilat sollën tek unë një qasje tjetër për jetën, për mënyrën se si bota funksionon , për ta parë nga një këndvështrim tjetër çdo gjë që ka lidhje me arritjet në jetë. Arritjet janë hapa të cilat duhen mirëmenduar dhe për to duhet mirëlexuar.

Cila është fitorja juaj më e madhe në jetë ?
Jeta në fakt nuk ka fitore të mëdha dhe nuk ka si të ketë sepse çdo gjë përbëhet nga copëzat e lumturisë të cilat vijnë në një moment të gëzojnë, lumturojnë e më pas ikin, largohen, humbasin dhe ja lënë vendin lumturisë tjetër që do pak kohë të vijë. Asgjë nuk zgjat në kohë dhe pafundësisht. Duhet thjesht durim për gjërat dhe të mos i shohim si përfundimtare. Nuk ka fitore përfundimtare. Për të përjetuar çaste fitoreje mos të harrojmë që nuk varet vetëm prej nesh, janë një sërë rrethanash.

Cilat janë tre fjalët që juve ju zgjojnë çdo mëngjes?
 Janë: Liri, dashuri dhe jetë .
Liri sepse pa liri ne nuk do të mund të bënin asgjë dhe s’do të plotësoheshim në botën tonë, e cila është dinamike dhe kërkon që ne të kemi fokus për të fituar lirinë. Nëse fitojmë lirinë kemi fituar jetën Po ashtu edhe dashuria është një tjetër aspekt, për një dashuri të vërtetë të pastër dhe të çiltër. Të gjithëve na duhet dashuri më tepër për njerëzit, të cilët ndoshta nuk e kanë marrë atë kurrë .

Meqë po flasim për dashurinë, ku do t’iu gjejnë këto festa plot dashuri të ndërrimit të viteve ?
Tek familja ime e bukur dhe e shtrenjtë . Unë zgjedh që ta kaloj gjithmonë me ata natën e ndërrimit të viteve. Padiskutim që do të jem pranë tyre .

Çfarë vlerësimi ruani për Spanjën, meqë keni eksperiencë të gjatë në atë shtet ?
Spanja është një vend i bukur me shumë mundësi në të cilat unë e kam gjetur veten. Më ka krijuar komoditet dhe shumë lehtësira duke qenë që kam qenë përherë skeptike se si mund të më presë vendi i huaj. Por, kudo është bukur nëse ti vetë e ndërton jetën bukur .

Cila është puna juaj e parë nga e cila keni marrë edhe eksperiencën?
 Unë jam përpjekur gjithmonë që të bëj analizën me veten se ku kam qenë dhe ku jam sot. Popuj të ndryshëm gjithmonë janë të predispozuar të ndjekin linjën e historisë për të kuptuar se cila ka qenë historia e tyre. Kështu duhet të ndodhë edhe me individin, i cili duhet të kthejë kokën pas në çdo rast për të kuptuar se ku është . Unë kam filluar të punoj me eksperiencën time të parë në Spanjë. Spanja ishte vendi që më mësoi fillimisht rregullat e punës. Punoja tek Discover Channel si punonjëse e sektorit të përkthimit të dokumentarëve.  Nga dokumentarët unë mësova edhe shumë gjëra për gjuhën shqipe dhe për historinë shqiptare dhe kjo ka qenë një tjetër arritje .

 A keni pasur ndonjëherë qëllim për të ardhur në Shqipëri për të ofruar kontribut këtu?Une besoj fort në shprehjen “Kurrë mos thuaj kurrë”. Është kaq aktuale si shprehje sa çdo njeri mundet të gjejë veten. Pavarësisht vështirësive që kam pasur për të gjetur veten në tregun shqiptar, u bë pak kohë që e shoh me sy optimist. Që do të thotë ndoshta shumë shpejt do të jem pranë tregut shqiptar për të dhënë kontributin tim .

A jeni në kulmin e karrierës ?
 Vitet, jeta dhe mosha patjetër që nuk janë rastësore. Unë gjithmonë kam ndierë pjekuri për veten në raport me të tjerët dhe është mëse e drejtë kjo sepse kam punuar dhe jam përpjekur që në moshë të vogël.

Unë i kam vënë vetes një synim që deri në moshën 35-vjeçare të kem arritur sukses në karrierën time. Tani jam afër kësaj sepse e shoh që sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë gjëra unë arrij dhe kjo më bën të ndihem me fat. Janë vitet e jetës që të bëjnë të ndihesh plot

  Ju keni edhe një blog ku sillni përkthime në shqip ?
Përkthimet e mia janë ushqimi im për shpirtin. Për mua është arritje që të gjej fjalët e duhura dhe të mos devijoj nga idea fillestare dhe ky besoj është ekuacioni për çdo përkthyes. Përpiqem që të bashkëpunoj me media të ndryshme për t’i sjellë në gjuhën shqipe materiet të cilat janë ushqim dhe për audiencën.

A keni ju një këshillë të cilën ua kanë dhënë të tjerët më parë ?
Po une kam një këshillë të cilët të tjerë njerëz menduan pozitivisht për të ma ofruar mua dhe unë mendoj për t’ua ofruar sot njerëzve. Kryesisht të rinjtë : “Nëse nuk mund të fluturoni, vraponi! Nëse nuk mund të vraponi, ecni! “. Bëj diçka në jetë për të cilën zgjedh ti gjithmonë. Fati nuk është në dorën tone, ndërsa puna po .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0