Kryefjala e fundvitit për sipërmarrjet dhe bizneset janë fushatat promovuese, të cilat kanë qëllim të maksimizojnë vizibilitetin e brande-ve kundrejt kompetitorëve. Në një re babagjyshësh, elfësh, pemësh me drita, e të tjerë, disa fushata bien në sy për kualitetin e lartë të realizimit e disa të tjera për idenë ndryshe. Ndër fushatat ndryshe bie në sy ajo nga Concept Marketing, e cila fokusohet në dhurimin e gjakut, si dhurata e fundvitit!
Nga kontakti me një prej themeluesve, mësuam se fushata ka nisur nga dy fakte; ulja e donacioneve të gjakut në dhjetor dhe dhuratat e shumta që shpërndahen këtë muaj. Kjo është dhe arsyeja pse titulli i fushatës është: “Dhuro nga zemra, literalisht!”
Qëllimi i kësaj nisme nga Concept Marketing është bashkimi i shumë bizneseve, organizatave dhe individëve për të dhuruar gjak. Një detaj që duhet përmendur është zgjedhja për të bashkëpunuar me Kryqin e Kuq Shqiptar për shkak të ekspertizës së tyre në këtë fushë.
Dëshiron të bëhesh pjesë e kësaj nisme?
Në datë 28 Dhjetor, ora 09:00 – 16:00, pranë Destil Creative Hub ftesa është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjak.
Kliko këtu dhe regjistrohu për të marrë një e-mail rikujtues!
Link: https://www.conceptmarketingal.com/dhurongazemra/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto