Intervistoi: Prishila Gjoka
A po vjen fundi i karrierës për programuesit? Platformat globale “no-coding” kanë patur një vlerësim prej 12.17 miliardë dollarë në 2020 dhe vazhdojnë të rriten teksa sjellin lehtësi dhe kohë të reduktuar në krijimin dhe publikimin e faqeve në internet dhe aplikacioneve.
Bardhyl Bytyqi është një sipërmarrës shqiptar i Kosovës i spikatur për projektin e tij Azwedo, pjesë e kompanisë së tij “Wedoflow”, i cili ka përqafuar qasjen “no-coding”. I lindur dhe i rritur në Prizren të Kosovës, Bardhyli tregon se familja ka mbjellë vazhdimisht te ai dëshirën për sipërmarrje. Që prej vitit 2008 kompania e tij operon në Kosovë me qëllim krijimin e një modeli cilësor dhe të suksesshëm pikërisht në vendlindjen e tij.
“Kënaqësi është kur rritesh, ndërsa përmbushje është kur jep nga dija profesionale e të vlerësohet në shumë dimensione. Kjo ishte një ndër arsyet pse kam filluar Azwedo” shprehet ai.
Business Magazine vjen me një intervistë e cila na tregon edhe më shumë për historinë e Bardhylit dhe rrugëtimit të tij në biznesin që drejton sot.
POROSIT TANI BUSINESS MAGAZINE 30
Cila ka qenë inicitaiva jote e parë dhe ku qëndron ajo sot? Po projektet që pasuan?
Iniciativat janë të shumta, mirëpo çfarë vlen të theksohet është platfoma “Ummah” e cila synon të ofrojë zgjidhje për nevojat e përditshme të muslimanëve në gjithë botën, duke përfshirë edhe shitblerjen përmes integrimit të tregut si nevojë e komunitetit e cila ka gjetur përkrahje në vendin tonë e deri në Malajzi e Indonezi.
Në sipërmarrje, janë të pashmangshme iniciativat e vazhdueshme për të depërtuar drejt suksesit, të cilat janë shumë evidente edhe në kompaninë “Azwedo” në Kosovë dhe “Grandify” në Francë.
Çfarë është Azwedo? Cila është risia që sjell? Kujt i shërben?
Azwedo është një kompani kreative softuerike në të cilën zhvillojmë produkte B2C/B2B dhe ofrojmë shërbime me të cilat ndihemi krenar.
Jam shumë me fat që e kam partner kreativ Nuhi Ademaj, ekipe zhvilluesish, dizajni dhe marketingu që së bashku ndërtojmë mundësi të reja në kompaninë tonë duke i shërbyer klientëve në mbarë botën me fokus në Europë dhe Amerikë.
Jemi e para dhe e vetmja kompani nga Kosova në partneritet me Webflow, një ndër kompanitë e cila vlerësohet me miliarda dollarë, me seli në Kaliforni. Wedoflow.com është produkt dhe shërbim i joni no-coding, i cili i shërben klientëve (individëve, startup-eve, kompanive dhe organizatave) që kërkojnë të ndërtojnë faqe dhe aplikacione të së ardhmes me animacione dhe ndërveprime që të lënë pa fjalë.
Disa nga produktet tona (në bashkëpunim me Grandify) janë:
- Në industrinë e shëndetësisë; www.Dentaline.io që i mundëson klinikave dentare të menaxhojnë pacientët shumë më lehtë me ndihmën e inteligjencës artificiale
- CVitae.io në industrinë e rekrutimit, që i ndihmon kompanitë të konvertojnë çdo dokument në CV mahnitëse në vetëm disa sekonda
- Produkte të tjera në industrinë e edukimit që janë në zhvillim e sipër
Me zgjidhjet tona ndaj problemeve në industri të ndryshme, shërbehen ata që e çmojnë thjeshtësinë dhe e duan kreativitetin.
Si erdhi ideja e krijimit të saj dhe si gjeneron të ardhura?
Lexo intervistën e plotë në Business Magazine 30!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.