“BiblioTech", hapësira publike e dedikuar teknologjisë dhe internetit të sigurt! - Business Magazine Albania

“BiblioTech”, hapësira publike e dedikuar teknologjisë dhe internetit të sigurt!

BiblioTech” është nisma më e re e cila synon të ripërtërijë funksionin dhe përdorimin e hapësirave të bibliotekave publike të lagjeve dhe bashkive në vend.

Nisur në 2019 si iniciativë e qendrës Albania SustainableDevelopment Organization – ASDO me Bashkitë Tiranë, Korçë dhe Shkodër dhe UNICEF Shqipëri, “BiblioTech” kishte qëllimin që komunitetet, kryesisht të rinj të pasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, të kenë një hapësirë publike dedikuar pasioneve, talenteve dhe dëshirës së tyre për të mësuar mbi këto fusha, pranë bibliotekave ekzistuese.

Në “BiblioTech” synohet përfshirja e vazhdueshme e fëmijëve, të rinjve dhe ekspertëve, me dëshirën që përmes përvojave inovative dhe praktike të mësuarit, atyre t’u rriten njohuritë dhe aftësitë digjitale dhe të fitojnë më shumë njohuri mbi teknologjinë dhe mbrojtjen online.

Në të njëjtën kohë “BiblioTech” u jep një mundësi startup-eve dhe bizneseve të vogla që të zhvillojnë më tej projektet e tyre në fushën e TIK-ut si dhe të provojnë veten në sfida kombëtare siç është “BiblioTech Challenge”.

Për momentin BiblioTech funksionon në bibliotekën e Korçës “Thimi Mitko“, atë të Shkodrës “Marin Barleti” dhe në tre biblioteka në Tiranë: “Musine Kokalari“, “Misto Treska” dhe “Hamit Beqja“, “Aleksandër Xhuvani”, me dëshirën për të shtuar më shumë biblioteka në listën e bashkëpunëtorëve të nismës. Hapësirat e “BiblioTech” shërbejnë dhe si mjedise të përshtatshme për sesione informuese, workshop-e dhe aktivitete të tjera që kanë lidhje me kompjuterat, rrjetin, websitet, teknologjinë dhe sigurinë online. Ajo që është e rëndësishme është që aktivitetet pranë këtyre hapësirave mendohen dhe planifikohen sipas kërkesave dhe dëshirave të parashtruara nga vetë komuniteti, dhe në shërbim të komunitetit.

Një nga synimet e ASDO është zhvillimi i qëndrueshëm, që nënkupton nisma të cilat mund të vetëmbahen dhe zhvillohen dhe për “BiblioTech” jemi munduar ta arrijmë përmes rritjes së kapaciteteve burimore dhe njerëzore të bibliotekave, duke trajnuar stafin lokal dhe duke dorëzuar kompjutera, tableta dhe kite kodimi-robotike në mënyrë që të rritet frekuentimin e bibliotekave dhe përdorimi i tyre sa më efikas dhe duke iu përgjigjur nevojave të kohës.

Nëse dikush ju pyet se çfarë është “BiblioTech” dhe pse duhet frekuentuar, dijeni se janë hapësira publike në të cilat:

mund të punosh vetëm ose në grup duke përdorur kompjuterat dhe tabletat pranë bibliotekës
mund të ndjekësh trajnime dhe sesione informuese mbi përdorimin e sigurt të internetit dhe shmangies së rreziqeve
mund të mësosh Scratch, Coding, Python, bazat e robotikësdhe më shumë
mund të përdorësh një lidhje të sigurtë interneti, që mbron minorenët nga sitet e rrezikshme
mund të organizosh ti vetë një aktivitet mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

Viti 2023 do të vijë me një paketë të plotë lidhur me tema teknologjike, grafik design, internet i sigurt e më shumë.

https://www.facebook.com/asdoalbania/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0