Kur do nisim të mbajmë 100 ml bagazh dore në avion? - Business Magazine Albania

Kur do nisim të mbajmë 100 ml bagazh dore në avion?

Disa aeroporte kanë vendosur të heqin kufizimin për të mbajtur më shumë se 100 ml lëng në çantën e dorës Urdhëresa do të hyjë në fuqi në vitin 2024. Kufizimi në 100 ml për një çantë dore shumicës ua vështirëson paketimin, sepse kjo pos me ujin dhe pijet ka të bëjë edhe me shamponët, xhelet për dush, produktet e grimit dhe çdo gjë që është e lëngshme.

Për çdo udhëtim, për shkak të urdhëresës së vitit 2006, pas sulmit terrorist në aeroportin Heathrow, të gjitha lëngjet gjithashtu paketohen edhe në qese plastike me kapak. Përveç faktit se është e papërshtatshme të paketosh gjërat higjienike dhe ushqimin në këtë mënyrë, shumica e njerëzve e harrojnë qesen dhe aeroportet e ndryshme kanë rregulla të ndryshme se sa e madhe duhet të jetë qesja dhe sa shishe të vogla mund të jenë në të.

Përparimet në teknologji e kanë bërë shumë më të lehtë për punonjësit e sigurisë të identifikojnë substancat e mundshme të rrezikshme, kështu që të gjitha aeroportet kryesore britanike do ta shfuqizojnë këtë rregull në vitin 2024. Bagazhi do të kalojë përmes skanerëve të veçantë CT që do të krijojnë një imazh 3D dhe rezultatet janë të kënaqshme dhe çojnë në heqjen e ndalimit. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, dispozitat e tjera për bagazhet e dorës do të mbeten të njëjta, siç është ndalimi i udhëtimit me sende të mprehta ose gërshërë më të mëdha. metro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0