G7 ka dënuar rrëmbimin nga Rusia të udhëheqjes së centralit bërthamor të Zaporizhzhia, ndërsa bën thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të objektit në Ukrainë. Forcat ruse pushtuan centralin bërthamor në fillim të marsit. Agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës akuzoi Rusinë për arrestimin e dy punonjësve të lartë të uzinës.
Energoatom tha se forcat ruse “rrëmbyen” kreun e teknologjisë së informacionit, Oleg Kostyukov dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të uzinës, Oleg Osheka dhe i çuan në një destinacion të panjohur.
Energoatom i bëri thirrje shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e tyre. theguardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.