Procesi i Berlinit, Vendet e Ballkanit perëndimor arrijnë marrëveshjen, lëvizje e lirë dhe njohje e diplomave - Business Magazine Albania

Procesi i Berlinit, Vendet e Ballkanit perëndimor arrijnë marrëveshjen, lëvizje e lirë dhe njohje e diplomave

Ministrat e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për udhëtimin e lirë pa viza, por vetëm me kartë ID midis gjashtë vendeve dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se këto marrëveshje hapin rrugën për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të lidhin tre marrëveshje kyçe. Në këto kohë, kur është e lehtë të humbësh shpresën, konferenca e sotme ishte një shenjë shprese dhe bashkimi. Çfarë do të thotë konkretisht për Ballkanin Perëndimor : Njerëzit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë midis vendeve të tyre pa viza – Universitetet e të gjashtë vendeve njohin diplomat e njëri-tjetrit, punëdhënësit njohin kualifikimet e njëri-tjetrit”, shkruhet në faqen zyrtare në Twitter të Ministrisë së Jashtme gjermane.

Marrëveshjet do të nënshkruhen zyrtarisht në një Samit të Ballkanit Perëndimor në Berlin në nëntor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0