Kompanitë e telefonisë ONE dhe ALBtelecom janë blerë nga grupi hungarez 4iG. Ndërsa po ndodh procesi i integrimit të tyre në një kompani të vetme, ato po sjellin produkte të përbashkëta për konsumatorin shqiptar. Bashkimi i energjive të burimeve njerëzore dhe teknologjisë siguron fuqinë e kombinimit, duke ofruar një mundësi unike për klientët, më të plotë dhe më gjithëpërfshirëse.
Lidhur me fushatën e përbashkët të ONE dhe ALBtelecom, si dhe me shërbimet e kombinuara për qytetarët, ne kemi zhvilluar një intervistë me z. Athanasios Paraskevas, Drejtor i Grupit Komercial të Konsumatorit në këto kompani.
ONE dhe ALBtelecom kanë nisur një fushatë të përbashkët, diçka e re që nuk e kemi parë më parë. Cili është qëllimi i këtij integrimi që solli “Fuqinë e kombinimit”?
Blerja e të dy operatorëve nga grupi hungarez 4iG prodhoi një sinergji që solli këtë integrim. Mijëra individë në mbarë vendin janë tashmë të lidhur nëpërmjet rrjeteve tona celulare dhe internetit. Me fushatën “Zgjidh fuqinë e kombinimit “, ne duam të fuqizojmë të gjithë klientët tanë dhe familjet e tyre me oferta të shumta, përmes shitjeve të kryqëzuara. Kombinimi i shërbimeve celulare, internetit, telefonisë fikse dhe TV do të sjellë përfitime për klientët e ONE dhe ALBtelecom. Ata do të paguajnë më pak për shërbimet e tyre fikse dhe do të marrin plane me internet pa limit.
Lexo: ALBtelecom & ONE drejt bashkimit
Cila ka qenë pjesa më e vështirë në koordinimin e dy operatorëve të ndryshëm për të punuar për të njëjtin produkt?
Në hedhjen në treg të produktit të përbashkët ONE SUPER FAMILJA ndihmuan disa faktorë. Është e vetëkuptueshme që kjo ishte një detyrë sfiduese dhe shumë komplekse, por ne jemi të kënaqur me mënyrën se si ekipi ynë e trajtoi atë, duke nisur kështu një rrugëtim të suksesshëm, në një kohë kaq të shkurtër. Për ta arritur këtë, të dyja skuadrat ndërvepruan mirë me njëra-tjetrën. Falë përpjekjeve dhe punës sfiduese të të gjithë grupeve të përfshira, ne mundëm të hidhnim në treg këtë ofertë të kombinuar.
Produkti u jep mundësinë klientëve të përfitojnë nga më të mirat e secilit operator, duke përfituar edhe ulje. Në pamje duket si kombinimi perfekt, por si është perceptuar deri tani? Si ka ecur ky produkt në treg?
Edhe pse një kombinim i sapodalë, konsumatorët dhe familjet e tyre e mirëpritën partneritetin tonë dhe e përqafuan atë. Siç e thatë edhe ju, kombinimi duket që është ideal dhe kemi patur edhe shumë komente të mira nga të tjerët. Të gjithë po i vënë re ndryshimet tona në fasadat e dyqaneve dhe po tregojnë interes për avantazhet ekskluzive kur bëhen pjesë e ONE dhe ALBtelecom.
Gjithashtu, ne po gjenerojmë qindra klientë të interesuar dhe aktivizime ditore, nëpërmjet rrjeteve të shitjes me pakicë të ONE dhe ALBtelecom, në të gjithë vendin. Shumë angazhim vërejmë përmes kanaleve tona të internetit dhe faqes së dedikuar të web-it www.onesuperfamilja.al dhe presim më shumë në muajt në vijim. Do doja të përmendja disa avantazhe të këtij kombinimi, si:
- Klienti celular i ONE do të mund të ketë Super Fibër.
Klientët e ONE tani mund të regjistrohen për marrjen e shërbimit Fibër ose ADSL, një nga shërbimet fikse të ALBtelecom.
- Klientët e ALBtelecom do të kenë mundësi të përfitojnë plane interneti pa limit.
Klientët që nuk kanë patur akses më parë në rrjetin 4G, tani mund të marrin të gjithë shërbimet ONE në dyqanet ALBtelecom. Ata mund të zgjedhin nga planet ONE Unlimited ose HomeNet, brezin tonë të gjerë celular, të mbështetur nga Rrjeti Mobile ONE 4G+, rrjeti më i gjerë dhe më i sigurt në Shqipëri.
- Konsumatorët mund të marrin oferta më të mira dhe më të lira.
Blerja e shërbimeve celulare dhe internetit të shtëpisë me brez të gjerë nga ONE dhe ALBtelecom tanimë do të jetë më pak e kushtueshme. Klientët që kanë kontrata ekzistuese ose lidhin kontrata të reja celulare, për shërbimet broadband dhe IPTV mund të kursejnë para, duke krijuar një grup me deri në 5 anëtarë. Me këtë hap të thjeshtë, ata do të përfitojnë deri në 50% zbritje në shërbimet e tyre fikse.
Ju drejtoni Grupin Komercial të ONE prej gati 4 vitesh dhe nën menaxhimin tuaj kompania u klasifikua si një markë e suksesshme, gjë që u reflektua edhe në bilancin pozitiv të të ardhurave. Së fundi ju u emëruat Drejtor i Grupit Komercial të Konsumatorit për ONE dhe ALBtelecom. Kjo do të thotë se integrimi i të dy operatorëve tani ka filluar konkretisht. Si do të ndikojë ky integrim në strategjinë e biznesit? Ku do të përqendroheni tani?
Ne bashkuam forcat dhe synojmë të bëjmë bashkë të gjithë shqiptarët përmes lidhjeve me brez të gjerë, celulare, TV dhe internetit në shtëpi. Me rrjetin celular më të shpejtë dhe më të besueshëm, ofruar nga ONE dhe rrjetin më të madh me brez të gjerë fibër, ofruar nga ALBtelecom, ne po lidhim mijëra njerëz në të gjithë vendin. Së bashku jemi të përkushtuar të bëjmë edhe më shumë për t’i bashkuar njerëzit. Më tej po shohim mundësitë për të kombinuar shërbimet tona të rrjetit të brezit të gjerë, TV dhe ato celulare, duke u bërë një lojtar shumë i fuqishëm, me tre shërbime njëkohësisht. Jemi gati të depërtojmë tregun dhe të jemi operatori që i duhet dhe që pret vendi.
Pas rinovimit të plotë të rrjetit tonë celular, investimi tjetër i rëndësishëm që po bëjmë është përditësimi total i të gjithë sistemeve tona të IT-së. Me këtë përditësim, ne jemi në gjendje të ofrojmë një shërbim superior për klientin, gjë që do të përmirësojë edhe më shumë përvojën e tij me ne.
Këto dy ngjarje shënuan një moment historik emocionues, ndërsa ishin pikënisja e një udhëtimi të ri nën ombrellën e grupit 4iG.
Jam besimplotë se ky bashkëpunim është vetëm fillimi i një rrugëtimi emocionues.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.