Meditim 3 ditori i heshtjes tashmë edhe në Kosovë - Business Magazine Albania

Meditim 3 ditori i heshtjes tashmë edhe në Kosovë

Meditim
Pas dy trajnimeve të suksesshme dhe me një efekt të jashtëzakonshëm për të gjithë pjesëmarrësit, Akademia e Qetësisë vendosi që një trajnim të tillë ta bëjë edhe në Kosovë, më saktë në Hotel Panorama, Rrugovë/Pejë në datat 28-29-30 Tetor 2022.

Të mirëpritur janë të gjithë ata që duan definitivisht ta mësojnë meditimin, të kuptojnë rëndësinë e heshtjes, të përfitojnë nga efektet shëruese të qetësisë, të mësojnë të shërbehen nga burimi i brendshëm i pashtershëm i energjisë dhe të aftësohen të clirohen nga ngarkesat emocionale nga e kaluara.
Mendja juaj do «të detyrohet» të qëndrojë e qetë dhe ju mund të përjetoni për herë të parë eksperiencën se ju nuk jeni vetëm mendja juaj, por dicka shumë më e madhe, që mendja nuk mund ta perceptojë. Në këtë trajnim do ta kuptosh se qetësia është një superfuqi që ti e ke gjithmonë në disponim.
Gjatë këtyre ditëve ka shumë meditim ne qetësi dhe të përcjellur me Mantra dhe tinguj të ndryshëm, të qëndruarit në qetësi me veten, shëtitje në natyrë dhe të vëzhguarit e saj me shikimin e hapur. Nuk ka asnjë bisedë me njëri-tjetrin, nuk ka celularë, nuk ka prekje, kontakt me sy me njëri-tjetrin, as të qeshura dhe as shkrim e lexim.
Ushqimi është vegjetarian dhe janë dy vakte në ditë. Gjatë tre ditëve nuk ka asnjë lloj alkooli dhe do të konsumohet vetëm ujë pa gaz. Disa ushqime do konsumohen me sy mbyllur dhe shumë ngadalë.
Për të gjitha detajet, pjesëmarrësit do të informohen para fillimit të trajnimit.
Nëse ky përshkrim i shkurtër të solli atë që ti je duke kërkuar, atëherë apliko dhe siguro vendin tënd në këtë trajnim eksluziv në linkun mëposhtë:
Me shumë qetësi dhe dashuri.
Namaste

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0