Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës, gazit dhe benzinës, duke ulur atë të naftës. Sipas njoftimit të Bordit, ulja është rezultat i zhvillimeve të çmimeve në bursën Platts të Mesdheut.
Çmimet janë si më poshtë:
• Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
• Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
• Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Lexo: Nafta ulet me 8 lekë/litër
Ndërkohë, Konfindustria ka kritikuar vazhdimisht Bordin dhe i ka kërkuar qeverisë shkrirjen e tij. Sipas, Konfindustrisë, çmimet në vend janë abusive dhe arbitrare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto