Pas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, sinjali vjen akoma edhe më i fortë e i qartë nga kancelari Olaf Scholz: Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi ushtarake në Europë.
Pretendimet për një rol drejtues të saj në kontinentin europian nga ana ushtarake me qëllim garantimin e sigurisë, po artikulohen hapur. Duke e cilësuar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz u shpreh se Europa duhet të jetë e përgatitur për përballje.
Lexo edhe: Qeveria gjermane miraton lehtësi për të papunë dhe të pasur
“Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë. Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurëthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Europë, duhet të jetë forca më e pajisur në Europë.” – Olaf Scholz.
E përfshirë në dy luftëra botërore, Gjermania shpesh ka qenë e heshtur në skenën botërore, kur është diskutuar për ushtri dhe çështje tjera të kësaj natyre. Por, gjërat po ndryshojnë. Scholz u shpreh se ushtria gjermane për shumë kohë është angazhuar në “sigurimin e ndihmës humanitare, në ofrim të ndihmës pas vërshimeve dhe në përpjekjet për vaksinim kundër pandemisë”. Por, ky nuk është misioni kryesor, theksoi ai: Qëllimi ynë i parë është mbrojtja e lirisë në Europë”. Lufta e nisur në Ukrainë nga ana e Rusisë, e ka nxitur Qeverinë gjermane të heqë dorë nga disa politika për mbrojtje dhe çështje të jashtme. Duke e pranuar se kapaciteti i ushtrisë ka boshllëqe, kancelari u zotua t’i përmbushë shpejt ato.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.