Kërcënimi i një recesioni global po rritet, ndërsa bankat po fokusohen me të drejtë në uljen e normave të larta të inflacionit, paralajmëroi Banka Botërore.
Në një dokument të ri, ekonomistët e Bankës Botërore paralajmëruan se veprimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll çmimet e larta. Shumë vende nuk do të jenë në gjendje të shmangin një recesion, por ngadalësimi mbarëbotëror dhe politika monetare shtrënguese “mund të shkaktojë stres të konsiderueshëm financiar dhe të shkaktojë një recesion global në vitin 2023”, thotë dokumenti.
Në atë skenar, rritja e GDP-së globale do të ngadalësohej në 0.5 përqind në 2023 – duke përmbushur përkufizimin teknik të një recesioni global.
Ndërkohë rritja e normave të interesit, po jep një efekt negativ edhe te huamarrësit familjarë. Në Amerikë, normat e kredive hipotekore arritën nivelin më të lartë të 14 viteve. Kostoja e një shtëpie në SHBA ishte më shumë se 400,000 dollarë në korrik, më shumë se 10% se një vit më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.