Kina konkurron FMN-në. Jep 33 miliardë dollarë borxhe në “fshehtësi” për shtetet - Business Magazine Albania

Kina konkurron FMN-në. Jep 33 miliardë dollarë borxhe në “fshehtësi” për shtetet

Kina ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë në “hua urgjente” të fshehta për vendet në rrezik të krizës financiare gjatë viteve të fundit, duke e kthyer atë në një konkurrent të frikshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kryeson në perëndim. Paketat e shpëtimit përfaqësojnë një shtyllë të fortë të huavë të mëdha për infrastrukturën të dhëna nga Kina për gati një dekadë, si pjesë e Iniciativës së saj “Brez dhe Rrugë”. Flitet për 838 miliardë dollarë, një program që e bëri financuesin më të madh në botë të punëve publike, duke eklipsuar Bankën Botërore.

Tre nga marrësit më të mëdhenj të huadhënies kanë qenë Pakistani, Sri Lanka dhe Argjentina, të cilat së bashku kanë marrë 32.83 miliardë dollarë që nga viti 2017, thonë të dhënat e përpiluara nga AidData, një laborator kërkimor në William&Mary, universitet në SHBA.

Mes vendeve të tjera që marrin hua shpëtimi nga institucionet shtetërore kineze përfshihen Kenia, Venezuela, Ekuador, Angola, Laos, Surinami, Bjellorusia, Egjipti, Mongolia dhe Ukraina, sipas AidData. Ajo nuk dha detaje për këto vende. “Pekini është përpjekur t’i mbajë këto vende në këmbë duke dhënë hua emergjente  pa kërkuar nga huamarrësit e tij të rivendosin disiplinën e politikave ekonomike ose të ndjekin lehtësimin e borxhit përmes një procesi të koordinuar ristrukturimi me të gjithë kreditorët kryesorë,” tha Bradley Parks, drejtor ekzekutiv i AidData.

Lexo edhe: Firma kineze Xpeng gati të konkurojë Teslën me dy modelet e reja të makinave elektrike

Laboratori i kërkimit ruan bazën e të dhënave më të plotë në botë për aktivitetet financiare globale të Kinës, kryesisht të përpiluara nga informacionet nga vendet marrëse. Grupi i të dhënave përfshin mijëra kredi nga më shumë se 300 institucione qeveritare kineze dhe subjekte shtetërore për 165 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ndryshe nga FMN-ja, e cila shpall detajet e linjave të saj të kreditit, programet e lehtësimit të borxhit dhe ristrukturimit për vendet debitore, Kina operon kryesisht në fshehtësi. Komentuesit thanë se huadhënia e shpëtimit e Kinës rrezikonte të përkeqësonte problemet e vendeve me borxhe.

“Dyshimi është se vendet kërkojnë kredinë për të shmangur shkuarjen në FMN, e cila kërkon reforma të dhimbshme,” tha Gabriel Sterne, një ish-ekonomist i lartë i FMN-së tani në Oxford Economics, i cili argumentoi se shkrirja aktuale financiare e Sri Lankës tregon se mbështetja e Pekinit ndonjëherë është e pamjaftueshme.

Financial Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0