Projekti: Qeveria do të subvencionojë 70% të kostove për panelet diellore - Business Magazine Albania

Projekti: Qeveria do të subvencionojë 70% të kostove për panelet diellore

Qeveria ka lançuar një projekt që thotë se do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të ndryshuar formën e furnizimit me energji. Projekti ka të bëjë me instalimin e paneleve diellore për 2 000 familje, të cilat do të mbështeten me financimin e 70% të kostos së blerjes dhe instalimit të paneleve diellore.

Në fakt instalimi i paneleve diellore prej vitesh është bërë nga vetë qytetarët si një mënyrë për të kursyer energjinë. Zv.Kryeministrja Belinda Balluku u shpreh në detaj se si do të funksionojë projekti:

Belinda Balluku:“Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit.

Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim.

Më pas më 1 nëntor Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të marrë këtë grant e ndërtuar këtë impiant të ngrohjes së ujit. Një Task-Forcë do të kontrollojë procesin. Nëse procesi është i suksesshëm më 31 mars lancon paketën e dytë edhe më shumë familje.”

Lexo edhe: Ndryshimet klimatike: Energjia e erës dhe ajo dielliore arrijnë një moment historik ndërsa kërkesa rritet 

Ndërkohë, në një takim me përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, kryeministri Rama i ka bërë thirrje që të përqafojnë energjinë diellore si një mekanizëm që ul kostot, por tha se ende nuk është gjendur formula për ta lidhur atë në rrjet:

Rama: Dua të nënvizoj situatën me energjinë. Dua të theksoj nevojën për konsumin energjitik, përdorni energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë. Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet.

Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore. Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin. Duke e harruar shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk bëjmë dot aventua të tilla, por çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lehtësimin, ne jemi të gatshëm ta bëjmë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0