Paratë, pullat, himni, flamujt: Si ndryshojnë pas Elizabetës simbolet mbretërore! - Business Magazine Albania

Paratë, pullat, himni, flamujt: Si ndryshojnë pas Elizabetës simbolet mbretërore!

Elizabet

Heqja e emrit, imazhit dhe ikonografisë së mbretëreshës Elizabet nga jeta publike, do të marrin pak kohë.

Ky është një proces që ndodh historikisht, sipas profesorit të së drejtës Kushtetuese në King’s College në Londër, Robert Blackburn. Madje, për shkak të mbretërimit rekord të mbretëreshës Elizabet, ky proces do të marrë shumë më tepër kohë se në kalimet e tjera të fronit.

Që nga flamujt që valëviten përpara stacioneve të policies, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, deri tek ato standard të përdorur në një anije detare kur një gjeneral është në bord, mijëra të tillë do të duhet të zëvendësohen. Regjimentet ushtarake valëvisin “ngjyrat e mbretëreshës”, shumë prej të cilave janë të zbukuruara me një EIIR të qëndisur në ngjyrë të artë; flamuri i shërbimit të zjarrfikëseve përmban inicialet e saj, jo vetëm në Angli, por edhe në vende të tjera ku monarku mbetet kryetar shteti përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re.  Miliarda paund kartmonedha në qarkullim kanë portretin e Mbretëreshës.

Lexo: Fundi i një epoke! Vdes Mbretëresha Elisabeta II

Zëvendësimi i tyre me alternativa që paraqesin kreun e ri të monarkisë, pritet të zgjasë të paktën dy vjet. Një nga ndryshimet më të drejtpërdrejta, pritet të jetë ndryshimi i fjalëve të himnit kombëtar nga “Zoti ruaj mbretëreshën tonë të hirshme” në “Zoti ruaj mbretin tonë të hirshëm” – megjithëse mund të duhet kohë përpara se turmat e njerëzvë të arrijnë ta këndojnë versionin e ri me besim. Ndryshime do të ketë edhe për urdhëresat e zbatuara nga më shumë se 600 biznese që kanë një histori të furnizimit të familjes mbretërore, ndërsa edhe pullat, do të duhet të përdorin imazhin e monarkut të ri.

The Guardian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0