Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për të rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve - Business Magazine Albania

Reduktimi i mbetjeve elektronike, BE propozon rregulla të reja për të rritur jetëgjatësinë e celularëve dhe tabletëve

Bashkimi Europian dëshiron të reduktojë mbetjet elektronike, duke detyruar vendosjen e standardeve të riparueshmërisë së celularëve dhe tabletëve.
Kreu legjislativ i Bashkimit Europian ka propozuar rregulla të reja lidhur me riparueshmërinë e telefonave celularë dhe tabletëve, sipas të cilave thuhet se prodhuesit duhet të vënë në dispozicion të paktën 15 komponentë për të paktën pesë vjet, pasi të lëshojnë në treg një telefon të ri në BE.

Brenda këtij afati kohor, konsumatorët do të jenë në gjendje të zëvendësojnë pjesë të tilla si: bateritë, ekranet, karikuesit, mbulesat e pasme dhe tabaka të kartave SIM dhe memorien.

Komisioni Europian po shikon gjithashtu përmirësime në qëndrueshmërinë e baterisë. Ai thotë se bateritë e celularëve dhe tabletëve duhet të jenë në gjendje të durojnë të paktën 500 ngarkime të plota përpara se të bien nën 83% të kapacitetit të tyre. Sipas rregulloreve të propozuara, celulartët do të duhet të kenë një etiketë që përshkruan informacione të detajuara si qëndrueshmëria e baterisë si dhe vlerësimet e rezistencës ndaj rënies dhe ujit.

Ideja, siç thekson dhe Financial Times, është  që të reduktohen mbetjet elektronike dhe ndikimet mjedisore të telefonave dhe tabletëve. Sipas një studimi, rritja e cikleve të jetës së smartfonëve me pesë vjet do të ishte e barabartë me heqjen e rreth 5 milionë makinave nga rrugët për sa i përket emetimeve.

Lexo: Apple ka gati datën për të prezantuar Iphone 14. Modeli ri vjen me ndryshime “revolucionare”

Propozimi sugjeron që bërja e telefonave dhe tabletëve më të riciklueshëm dhe të riparueshëm do të reduktonte kostot e konsumit të energjisë që lidhen me prodhimin dhe përdorimin e tyre me një të tretën.

Prodhuesit e telefonave inteligjentë janë kundërpërgjigjur ndaj disa elementëve të rregullave duke pretenduar se disponueshmëria më e madhe e pjesëve do të rrisë konsumin e plastikës.

“Një mbiprodhim i mundshëm, magazinimi dhe shkatërrimi i mëvonshëm i pjesëve rezervë do të rezultojë në mënyrë të natyrshme në humbje të burimeve, reduktim të efikasitetit të materialit dhe vlerë ekonomike, negative që përfundimisht rezulton në kosto më të larta për konsumatorin,” tha Digital Europe, një organizatë që përfaqëson kompanitë e teknologjisë dhe grupet tregtare.

Megjithatë, disa prodhues të telefonave po fillojnë që të përshtaten me rregullore të tilla, duke u ofruar konsumatorëve komponentë dhe mjete për të vetëriparuar pajisjet e tyre.

Rregullat e propozuara do të ndikojnë gjithashtu në përditësimet e softuerit. Prodhuesit do të duhet të vazhdojnë të ofrojnë përditësime sigurie për pesë vjet pasi të ndalojnë shitjen e një pajisjeje dhe të ofrojnë përditësime funksionaliteti për të paktën tre vjet.

Në qershor, KE njoftoi një direktivë që USB-C të bëhet standardi i karikimit për shumicën e pajisjeve elektronike, përfshirë të gjithë celularët, deri në vjeshtën e vitit 2024.

Engadget.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0