Shkencëtarët kanë publikuar imazhet e planetit më të madh të sistemit diellor. Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb, ka shkrepur fotografitë në korrik, që shfaqin pamje mbresëlënëse të Jupiterit. Njolla e madhe e kuqe në Jupiter, është aq e madhe sa që “gëlltit” dy Toka, thuhet në një kumtesë të NASA-s. Një fotografi këndgjerë është dramatike, që shfaq unazat përreth planetit, si dhe “dy” hënat në prapavijë të galaktikës.
“Jupiterin kurrë nuk e kemi parë të tillë. Është pothuajse e pabesueshme. Nuk kemi pritur diçka kaq të bukur, të them të drejtën”, tha astronomi planetar Imke de Pater nga Universitetit Berkeley në Kaliforni që asistoi në vëzhgim.
Sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, fotografitë infra të kuqe janë lyer me të kaltër, bardhë, verdhë, gjelbër dhe portokalli, me qëllim që të theksohen karakteristikat.
Teleskopi që kushtoi 10 miliardë dollarë që të prodhohet dhe që i përket NASA-s, u lancua në fund të vitit të kaluar. aljazeera
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.