Fjalët kyçe që ju rrisin profesionalisht - Business Magazine Albania

Fjalët kyçe që ju rrisin profesionalisht

Fjalët kyçe që ju risin profesionalisht

Në librin “Lessico della felicità” (me bashkautorë Roberto D’Incau dhe Laura D’Onofrio) analizohen 33 fjalë kyçe që ndikojnë në lumturinë profesionale dhe personale dhe bëhet një lexim, si pozitiv edhe negativ, i ndikimit të tyre.

Ja disa prej tyre

Pritshmëria – Ekzistojnë pritshmëri pozitive dhe negative. Në libër theksohet, ndër të tjera, një pikë rëndësishme, – fakti se është e përshtatshme të nxjerrësh në pah burimet që mund t’ju çojnë drejt suksesit.
Për shembull, nëse dikush ka pritshmëri që të bëjë karrierë, duke menduar vetëm që të bëjë shumë mirë punën e tij, por nuk pëlqen që ‘ta shesë vetën’, siç dëgjojmë shpesh të thuhet, nuk pëlqen të krijojë kontakte në rrjetet sociale, është e lehtë të parashikosh që do të mbetet në vendnumëro. Pse? Sepse ka një çeikulibër mes burimeve të vëna në pah dhe pritshmërive: nuk mjafton të bësh mirë punën tënde. Duhet të dish se çfarë duhet të bësh që të ngjisësh shkallët në karrierë. Dhe zbatojeni atë.

Stresi – Shpesh nga fjala shohim vetëm kontekstin negativ. Në të vërtetë është e nevojshme të bëjmë dallimin midis “distress”, anës negative, dhe “eustress”, kuptimit pozitiv. Eustres, për shembull, vjen nga një zhvendosje, por edhe nga një lëvizje profesionale që na përket më shumë – një ndryshim, i lodhshëm, vetëm në fillim, por jep efekte pozitiv, ripërtëritje energjish. Eustress-et janë shumë të dobishme. Menaxhimi i stresit është shumë i rëndësishëm. Stresi negativ shteron energjitë, krijon një lodhje mendore por edhe fizike. Pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes janë: Çfarë na streson? Prej sa kohësh? Vërtet mund të mos bëj dot gjë? Si mund ta lehtësoj tensionin? Dhe prej këtu mund të fillojë një proces që ndërpret spiralen negative në të cilën jemi zhytur.

Komunikimi – Në vendin e punës, shumë probleme lindin nga komunikimi i keq ose nga moskomunikimi: me shefin, me bashkëpunëtorët, me kolegët. Shpesh harrohet që një kompani përbëhet nga njerëz. Për të flitet si një entitet abstrakt, por në fakt nuk është kështu. Të dish të komunikosh është thelbësore.

Mantra e sipërmarrësit të modës së vjetër ishte “Bëj, veproj, punoj”, por në të vërtetë nuk mjafton vetëm të bësh, duhet të dish edhe të komunikosh. Një ndër faktorët kryesorë të pakënaqësisë në punë lind nga komunikimi i keq me drejtuesit. Atëherë duhet të bëjmë pyetjen: a ka një komunikim vërtet efikas?

Një komunikim i vërtetë verbal apo joverbal? Kjo është shumë e rëndësishme – ndonjëherë rëndësia e ndërveprimit joverbal, nënvlerësohet, d.m.th. gjërat thuhen, por ndërkohë, trupi, fytyra, thonë tjetër gjë. Këto fjalë për të cilat flitet në librin “Lessico della felicità” janë tema në të cilat duhet të reflektojmë për të përmirësuar nivelin tonë të lumturisë, në punë por edhe jashtë saj…

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0