Barazohen euro me dollarin për herë të parë në 20 vite - Business Magazine Albania

Barazohen euro me dollarin për herë të parë në 20 vite

Për herë të parë në 20 vite kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan ka arritur barazinë – që do të thotë se dy monedhat kanë të njëjtën vlerë. Euro arriti në 1 dollarë të martën, duke rënë rreth 12% që nga fillimi i vitit. Ndryshimi do të thotë se kompanitë dhe konsumatorët evropianë do të paguajnë më shumë për mallrat dhe shërbimet që importojnë, ndërsa eksportet evropiane bëhen menjëherë më të lira në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu  zhvlerësimi i Euros ndaj Dollarit reflektohet edhe në kursin e Lekut kundrejt monedhës Amerikane. Dollari u këmbye sot me 117.51 Lekë, 0.79 Lekë më shumë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Mbiçmimi i Dollarit luan një rol të rëndësishëm në shtrenjtimin e  disa lëndëve të para jetike që kuotohen në këtë monedhë, si, për shembull, karburantet apo gruri, duke i bërë ato më të shtrenjta për qytetarët.

Lexo edhe: Euro vazhdon të humbasë pikë. Ulje në rekorde historike, forcohet dollari

Frika e recesionit në kontinent tashmë është rritur edhe më shumë, e nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Bashkimi Evropian, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus dhe Në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnizimet me gaz për disa vende të BE-së dhe ka ulur rrjedhën në tubacionin Nord Stream për në Gjermani me 60%. Tani ajo pjesë kritike e infrastrukturës së importit të gazit në Evropë, është e mbylllur për një proces të shkurter mirëmbajtjeje. Zyrtarët gjermanë kanë frikë se mund të mos ndizet më.

Kriza energjetike vjen së bashku me një ngadalësim ekonomik, i cili ka hedhur dyshime nëse Banka Qendrore Evropiane mund të shtrëngojë në mënyrë adekuate politikën për të ulur inflacionin.  Një seri rritjesh agresive të normave të interesit nga bankat qendrore, duke përfshirë Fed-in amerikan, do të mbajnë presionin mbi euron ndërsa do t’i dërgojnë investitorët drejt dollarit amerikan si një strehë të sigurt, thonë analistët.

Rezerva Federale e SHBA është shumë përpara Europës për sa i përket shtrëngimit, pasi ka rritur normat e interesit me 75 pikë bazë, ndërsa tregon se më shumë rritje të normave do të vijnë këtë muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0