Karakteristikat e produktit janë veçoritë e produktit tuaj që e përshkruajnë pamjen, përbërësit dhe mundësitë e tij. Një shembull konkret mund të përdoret për këtë: “Zonjusha Marigonë, kjo karrige është me rrota, konstruksionin e ka të metaltë, e mbështjellë me lëkurë origjinale dhe ka mundësi të ngrihet lart, të shtrihet dhe të përshtatet sipas gjatësisë së personit”. Avantazhet janë përparësitë e produktit tënd në krahasim me atë të konkurrencës. Gjatë procesit të prezantimit të produktit duhet t’i jepni rëndësi dhe ta potenconi secilin detaj që ju dallon sado pak prej konkurrencës: kualitetin, shërbimin, dërgesën e mallit, mënyrën e punës, ngjyrën, materialin, dizajnin, efikasitetin, kujdesin ndaj konsumatorit etj.
Lexo: Wizz Air ju fton në ditët e hapura për aplikime në vende pune vakante
Nëse çmimi është më i shtrenjtë, atëherë në fund mund ta theksoni se çmimi është më i shtrenjtë se i konkurrencës. Kjo duhet të argumentohet me vlerën të cilën e ofron në përputhje me çmimin. Për ta bërë këtë më së miri, duhet ta kemi të plotësuar tabelën krahasuese me
konkurrencën. Plotësimi i tabelës bëhet në bazë të hulumtimit të tregut. Informatat më të sakta dhe më reale që i merr janë prej konsumatorëve tuaj, të cilët tregtojnë apo bashkëpunojnë edhe me konkurrencën tënde. Prej konsumatorëve i merrni informatat e sakta për ofertat e konkurrencës, për sjelljen dhe komunikimin e stafit me konsumatorë, për shërbimin e mirë apo të keq, për profesionalizmin e tyre, për strategjinë e shitjes së konkurrencës.
Shkëputur nga libri “Suksesi në shitje” i Denis Gafuri.
Në këtë libër do të gjesh shumë gjëra që tashmë i di, por që nuk i praktikon. Rezervo librin tënd në: sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 693 / +383
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.