Wizz Air ju fton në ditët e hapura për aplikime në vende pune vakante - Business Magazine Albania

Wizz Air ju fton në ditët e hapura për aplikime në vende pune vakante

Wizz Air

Wizz Air- TIRANA po kërkon të punësojë staf për bazën e tyre në Tiranë. Paraqituni në adresat e mëposhtme për qytetet tuaja për të marrë pjesë.

Orari fillimit: 09:00 AM

Datat:

02/06/2022 MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

10/06/2022 MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

15/06/2022 MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

24/06/2022 MAK ALBANIA HOTEL Sheshi Italia 2, Tiranë 1019, Albania

Wizz Air-Tirana po kërkon njerëz me gjallëri dhe plot energji që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit në rolin e Stjuardesë/Ekip Kabine!

Ky event është një rekrutim i hapur dhe nuk keni nevojë për një ftesë për të marrë pjesë, mjafton të paraqiteni.

Çfarë mund të prisni nga ky event? 

– Një prezantim i shkurtër personal

– Improvizim në role për situata të ndryshme

– Improvizim në ekip

– Prezantim i kompanisë

– Intervistë

Kur duhet të paraqiteni? 

Prezantimi fillon në orën 9 të mëngjesit, lutemi të arrini në kohën e duhur!

Çfarë duhet të merrni me vete? 

Një CV të përditësuar në anglisht.

Sa kohë zgjat eventi? 

Ju lutemi të përgatiteni pasi eventi mund të zgjasë deri vonë pasdite.

Si është jeta e një anëtari të ekipit të Wizz? 

– Krjimi i një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit dhe krijimi i një atmosfere miqësore në fluturime

– Menaxhimi i shitjeve në fluturim dhe menaxhimi i parave

– Kryerja e duhur të detyrave që lidhen me sigurinë e avionit dhe të pasagjerëve, duke mbajtur qëndrueshmërinë me standarte etike të lartë.

-Mirëpret pasagjerët me një buzëqeshje dhe ndihmon ata gjatë fluturimit

-Ardhja  në kohë në punë, të pushuar mirë dhe të rregulluar në paraqitje në mënyrë që të menaxhojë këto detyra në nivel të lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0