Idetë e biznesit nga të rinjtë, Start-Up City kurorëzon fituesit në edicionin e katërt - Business Magazine Albania

Idetë e biznesit nga të rinjtë, Start-Up City kurorëzon fituesit në edicionin e katërt

Startup City finale

Start-Up City, festivali i ideve të biznesit i kthyer në referencë për të rinjtë shqiptarë, përmbylli edicionin e tij të katërt. Pas një organizimi tremujor, ku aplikuan 62 ide biznesi nga nxënës dhe të rinj, në ceremoninë finale u kurorëzuan edhe fituesit e këtij edicioni, të organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe partnerët. 

E ftuar në këtë event, ku u shpallën 8 idetë më të mira sipas kategorive, ministrja për Fëmijët dhe Rininë Bora Muzhaqi vlerësoi aktivitetin, duke shprehur se sektori është në vëmendjen e veçantë të qeverisë. 

“Lajmi i mirë është që ne tashmë e kemi një ligj për startup-et dhe lajmi akoma më i mirë është hapja e thirrjes së parë për startup-et në Shqipëri. Kjo është një nismë e bukur, e prandaj jemi këtu për të mbështetur të gjitha iniciativat promovuese të startup-eve. Kemi shumë bashkëpunime me UMT, dhe me universitete të tjera në vend sepse qeveria është në të njëjtën linjë për zhvillimin e këtij sektori”, tha ndër të tjera Bora Muzhaqi. 

Pjesë e ceremonisë finale ishte edhe kryetari i komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi. Si anëtar i jurisë në edicionin e kaluar të Start-Up City, Shalsi motivoi të rinjtë, duke thënë se dështimi është pjesë natyrale e suksesit të tyre, ndaj duhet të vazhdojnë me këmbëngulje deri në realizimin e ideve. 

“Ju përgëzoj të gjithëve që keni arritur të paraqisni projekte dhe ide. Dua t’ju them se eksperienca botërore tregon se 95% e startup-eve dështojnë, por në fakt nuk ka një shembull të vetëm të një startup-i të suksesshëm në botë që të mos ketë njohur gjatë rrugëtimit të tij edhe dështimin. Prandaj vijoni të këmbëngulni me pasion”, u tha Eduard Shalsi pjesëmarrësve. 

Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana, Arjan Çukaj, tha se ky ishte viti me numrin më të lartë të aplikimeve, duke treguar edhe dëshirën që të rinjtë kanë për sipërmarrjen. 

“Dëgjuam dhe pamë ide cilësore dhe inovative. Start-Up City 4 ishte dukshëm në një nivel më të lartë. Ne si universitet, si organizator na u desh t’u jepnim dy ekipeve bursa të plotë studimi në Universitetin Metropolitan Tirana, pasi juria kishte vështirësi përzgjedhjeje dhe kjo është shenjë e cilësisë së lartë. Në universitet, kemi mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e këtyre ideve, përmes Metropolitan Incubator apo zyrës në Shqipëri të WBAF, rrjetit global të investitorëve engjëj”, u shpreh Arjan Çukaj, i cili akordoi çmimin “Individual Entrepreneur Award” për dy ide, “The Automatic Drawers” dhe “Ray of Self”. 

Çmimi i parë u fitua nga Marlin Nano dhe Leart Qefalia me idenë “The Automatic Drawers”, të cilët do të përfitojnë 2500 euro mbështetje për idenë e tyre. “Student Life” nga Amarilda Koka fitoi çmimin e dytë me 1000 euro, ndërsa çmimi i tretë nga “Diversi8”, Danjela Kadiu. 

Gjatë eventit përshëndetën me fjalën e tyre edhe fitues të vitëve të tjera të Start-Up City, që tashmë operojnë suksesshmë në treg. Start-Up City organizohet nga Universiteti Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator, WBAF, Metsinc dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Partnerë zyrtarë në këtë edicion ishin EU for Innovation, GIZ Albania, TUMO Tirana, Business Magazine dhe Albania Tech. 

Lista e ideve fituese: 

Çmimi i parë: The Automatic Drawers. 

Çmimi i dytë: Student Life

Çmimi i tretë: Diversi8

Best Pitch: Dentisti im

Best Woman Entrepreneur: Danja’s raspberries 

Best Teen: Ray of Self 

Best Social Entrepreneur: 3R

Individual Entrepreneur Award-  bursë studimi 100% në Universitetin Metropolitan Tirana: The Automatic Drawers dhe Ray of Self. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0