Kjo është shifra e majme që përfituan bizneset shqiptare nga finalja e Conference League - Business Magazine Albania

Kjo është shifra e majme që përfituan bizneset shqiptare nga finalja e Conference League

Rreth 140 milionë euro vlerësohet të jetë impakti në ekonomi për të gjitha bizneset që u kanë shërbyer mijëra tifozëve të ardhur në vend.

“Turn over i gjithë aktivitetit që sjell në Tiranë llogaritet në 140 milionë euro ky i bërë sipas specialistëve. Duken një çikë si shumë, por duke llogaritur një natë qëndrimi 1000 euro nata, lehtësisht arrihen.” – u shpreh Armando Duku, kreu i FSHF-së.

Zinxhiri i përfituesve nga të ardhurat e gjeneruara nga ky event ishte i konsiderueshëm. Shpenzimet më të mëdha duket se kanë shkuar për akomodimin pasi çmimet e hoteleve dhe strukturave të tjera arritën në shifra rekord, deri edhe në 3000 euro një natë qëndrimi për subjektet rreth stadiumit veçanërisht. Por, nga rasti përfituan edhe qytetarët të hidhnin me qira apartamentet e tyre.

Mjaft fitimprurës ky event ishte edhe për bizneset e shërbimit, kafenetë, baret, restorantet, markete e supermarket, veçanërisht për subjektet që ndodheshin pranë fan zonave, ku kanë qëndruar tifozët e dy skuadrave, e jo vetëm.

Lexo edhe: Finalja “Conference League” / 3 mijë euro për një natë në Tiranë. Reagon Autoriteti Konkurrencës dhe kryetari Veliaj

Të favorizuar nga ky eveniment ishin edhe taksistët që përfituan nga fluksi i tifozëve. Vetëm ditën e ndeshjes, mbi 20 mijë udhëtarë mbërritën në vend nga Aeroporti i Rinasit.

Mundësinë e artë e shfrytëzuan edhe vetë qytetarët me shitjen e biletave në treg të zi, dorazi apo përmes rrjeteve sociale. Çmimet e biletave nisnin nga 20 euro, por në rrjetet sociale të shumtë ishin individët që i shisnin ato për një vlerë mbi 500 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0