Qeveria vijon koncesionin e rrugës Thumanë – Kashar. Rruga 20 km e gjatë pjesë e “Korridorit Blu” - Business Magazine Albania

Qeveria vijon koncesionin e rrugës Thumanë – Kashar. Rruga 20 km e gjatë pjesë e “Korridorit Blu”

Qeveria do të vazhdojë koncesionin me ofertë të pakërkuar të rrugës Thumanë – Kashar. Ky projekt, i cili ishte në fazë negocimi në 2019-ën, u anullua nga qeveria, ndërsa fondet shkuan për Paktin Universitar. Kompania ndërtuese u ankua ne gjykate dhe kjo e fundit i dha te drejte. Këtë argument përmendi edhe ministrja e infrastrukturës

“I jemi kthyer kësaj kontrate edhe pas një vendimi gjyqësor, duke qenë se shkojmë në parametra të ri. Shteti nuk investon mbi këtë kontratë, Aksi do të investohet në parimin e koncesionit që do të investojë dhe operojë e transferojë pas 35 vitesh në pronësi të shtetit shqiptar. Procesi është bërë përmes një negocimi,  dhe nuk duhet harruar se është ndër më të rëndësishmet të korridorit blu, dhe synojmë të hapim lotet brenda vitit 2022 që t’i kemi të përfunduar në 36 muajt e ardhshëm”

Projekti sipas përllogaritjeve të kompanisë pritet të kushtojë rreth 225 milion euro, ndërsa gjatësia e rrugës është 20.9 km. Vlera totale e koncesionit përllogaritet në 457 milion euro për 35 vite bashkë më mirëmbajtjen. Kostot e larta për kilometër të kësaj rrugës kanë qenë pjesë e debatit publik, ndërsa opozita ka akuzuar për shpërdorim të fondeve publike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0