Business Magazine mblodhi në eventin e saj sipërmarrës dhe ekspertë për të diskutuar rreth sfidave të tregut të punës, efekteve të emigracionit dhe pandemisë. Që prej vitit 2015, Business Magazine është revista e parë online dedikuar sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit personal. Prej tashmë 7 vite, çdo zhvillim në botën e biznesit në Shqipëri pasqyrohet më parë në Business Magazine, si në formën digjitale përmes portalit businessmag.al, edhe përmes revistës print, e cila botohet çdo tre muaj.
Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!
Në këtë edicion të 28-të, i quajtur “Lundrim në stuhi”, fokusi ishte tema e emigracionit dhe tregut të punës. Opinione, mendime, shqetësime dhe sugjerime erdhën një speciale të gjerë, e cila u bë edhe tema e diskutimit të panelit të parë të eventit.
Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!
Të ftuarat ishin tri zonja, të cilat kanë kontribuuar vazhdimisht në zhvillimin e eksistemit të sipërmarrjes në Shqipëri. Arjodita Mustali, shefe ekzekutive dhe themeluese e Vigan Group, shpjegoi aktualitetin e tregut të punës në Shqipëri, duke e krahasuar atë me tregje të tjera si ai i Zvicrës. E sapo kthyer nga një vizitë studimore, ajo theksoi se sistemi i formimit profesional në Zvicër është një model funksional, i cili nuk duhet kopjuar, por përshtatur me tregun vendas.
Znj. Linda Shomo, Drejtuese e EasyPay, solli pvrvojën e saj, e ngjashme tashmë me disa kompani, të cilat po krijojnë akademitë e tyre të brendshme për të formuar stafin. Sipas saj, një bashkëpunim mes sektorëve dhe sipërmarrjeve të fushave të ngjashme, mund të sigurojë një formim më të centalizuar për të gjithë sekorin, duke sjellë kosto më të ulëta për formimin e tyre.
E ftuar ishte edhe Albina Bardhi, përfaqësuese e një startup-i dedikuar studentëve dhe ofrimit të praktikave profesionale, i quajtur Praktika.al. Ajo theksoi ndihmën që po ofron kjo platformë për studentët në rrugëtimin e tyre drejt karrierës, si përmes praktikave konkrete të realizuara dhe kurseve online për studentë dhe të rinj.
Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!
Paneli i dytë i diskutimit na solli dy raste suksesi gjatë pandemisë. Rezart Lahi, themelues i Infiniti Group në Shqipëri dhe kompania Logical, kompani teknologjike, e përfaqësuar nga Marjana Murja.
Suksesi nuk është rastësi dhe kjo u vërtetua edhe në këtë rast. “Të qenurit një hap para konkurencës dhe mundësisht me një kah tjetër nga i tyre, është një avantazh. Ne kishim platformën dhe nisëm shitjet online direkt pas mbylljes. Ndërkohë, me rritjen e cmimit të naftës, ne nuk e ulëm aktivitetin dhe lëvizjen e mjeteve të shpërndarjes, por e rritëm atë”, tha z.Lahi.
Përfaqësuesja e Logjical, Marjana Murrja theksoi se, kompania e tekonologjisë ishte në avantazh të zotërimit dhe përdorimit të sistemeve software. Klientët, si supermarketet kishin nevojë për këto sisteme, cka përshpejtoi punën e instalimit të sistemeve dhe rritjes së automatizimit të shërbimit”.
Admir Malaj, bashkëthemelues i Akademisë BetaPlan foli rreth synimit të tij madhor për të bërë të mundur që Shqipëria të ketë 100 000 kodues të rinj deri në vitin 2030!
Businessmag do të vijë periodikisht me trajtimin offline të temave më të rëndësishme të ekonomisë ndaj ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni Business Magazine për t’u njoftuar për zhvillimet në vazhdim.
Porosit këtu edicionin 28 të Business Magazine!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.