Investimet me kapital shqiptar po shtrihen edhe në tregun europian.
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN. Themeluar në vitin 2018, Balfin Real Estate & Hospitality vjen si një hub, në të cilin janë zhvilluar me fokus të qartë të gjitha shërbimet që lidhen me tregun e pasurive të patundshme dhe jo vetëm. Vlerat e kompanisë qëndrojnë në tre shtylla kryesore, pasuri të patundshme, menaxhim i aseteve dhe pronave si dhe menaxhim dhe shërbime hoteliere. Vizioni i Balfin Real Estate & Hospitality është të bëhet lider në tregun shqiptar dhe jo vetëm, duke ofruar ekspertizë dhe shërbime cilësore në 360 gradë në fushën që operon.
Duke besuar dhe duke ndjekur këtë vizion, Balfin Real Estate & Hospitality kalon kufijtë e Shqipërisë. Me përfaqësinë më të re të hapur në Zyrih, tashmë tregu ndërkombëtar do të ketë mundësi të njihet me projektet më të rëndësishme të cilat po ndërtohen në zonat më ekskluzive dhe turistike të vendit. ADN-ja e Grupit BALFIN buron pikërisht nga zemra e Evropës Qendrore, atje ku u themelua nga Samir Mane dhe sot vijon rrugëtimin suksesshëm.
Përfaqësia në Zyrih do të ofrojë një gamë të plotë shërbimesh në fushën e pasurive të patundshme, duke filluar nga kërkimet, konsulenca në gjetjen e pronës së duhur, ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj, shitje/marrëveshje brokerimi, qira si dhe konsulencë pas shitjes. Të gjitha këto shërbime do të kryhen nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe të specializuar në këtë fushë.
Kjo përfaqësi është hapur me synimin për të qenë më afër bashkëkombësve tanë në këtë shtetet por edhe për t’i njohur shtetasit e huaj me Shqipërinë dhe potencialin që ajo ka në investimin në pasuri të paluajtshme. Klientët e interesuar do të gjejnë disa nga projektet më të rëndësishme turistike që janë duke u ndërtuar nën vulën e Grupit BALFIN, si Green Coast Village, Next To Vala Mar, Belvedere Korça dhe Porto Lalzi.
Përfaqësia në Zyrih do të sjellë një shërbim sa më gjithëpërfshirës për klientët që dëshirojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme, duke i paraprirë edhe dy përfaqësive të reja që pritet të hapen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Rritja e vazhdueshme e Balfin Real Estate & Hospitality ka sjellë si domosdoshmëri zgjerimin dhe shtrirjen në tregun e huaj, me dëshirën për t’u përmirësuar çdo ditë dhe për të bërë diferencën në këtë treg . Me hapjen e përfaqësisë së re në Zyrih, tashmë admiruesit e bregdetit dhe Rivierës shqiptare do të kenë një vend ku do t’i jepet mundësia të gjejnë dhe të bëjnë investimet e tyre në prona të patundshme, në projektet më të bukura turistike në Shqipëri.
Lexo: Inaugurohet qendra e Marketingut dhe Turizimit për inovacionin dhe sipërmarrjen
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.