Çmimi i naftës i është rikthyer sërish rritjes së fortë. Me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës sipas nafta u shtrenjtua me 10 lekë dhe do të shitet nga pasditja e sotme për 243 lekë litri.
Me këtë rritje, nafta po i afrohet nivelit rekord që preku në fillim të marsit në 260 lekë litri. Shoqata e Hidrokarbureve deklaron se trendi rritës i naftës do të vazhdojë më tej duke ndjekur luhatjet në bursa dhe mund të prekë nivelin e 300 lekë litri në tregun vendas.
Po me 10 lekë më shumë është rritur edhe çmimi i benzinës. Nga pasditja e të premtes, qytetarët do ta blejnë atë për 223 lekë, nga 213 lekë që ishte.
Rritje ka shënuar edhe gazi, pasi sipas vendimit të ri të Bordit një litër gaz do të shitet në pikat e karburanteve për 106 lekë deri në mbledhjen e radhës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto