U inaugurua qendra e Marketingut dhe Turizimit për inovacionin dhe sipërmarrjen, pjesë e Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Neptun shpk ka qenë pranë kësaj nisme, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e saj.
Studentët do të kenë një mjedis modern, të pajisur plotësisht për të kryer projektet e tyre të Kërkim & Zhvillimit dhe zgjerojnë sinergjitë jashtë laboratorit të inovacionit duke angazhuar dyqane selektive të Neptun si një fushë për kërkimin e neuromarketingut të fakultetit.
Dekani z. Kule, rektori i universitetit z. Hoxha dhe Shefi i Departamentit të Marketingut dhe Turizmit z. Mirdaim Axhami kanë pranuar mbështetjen e Neptun si pjesë e memorandumit të nënshkruar nga Grupi BALFIN me Universitetin e Tiranës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto