Open Source Conference Albania (OSCAL) 2022 do të mbahet këtë vit në datat 18-19 Qershor. Fokusi i konferencës është promovimi i kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi.
OSCAL mbledh së bashku entuziastë dhe kontribues të projekteve të ndryshme me kod burim të hapur apo të dhënave me akses të lirë dhe fton këdo që është i/e interesuar të bëhet pjesë e eventit.
Jeni zhvillues aplikacionesh, programues, përkthyes, dokumentues, përdorues, promovues apo prezantues i projekteve të të dhënave të lira dhe kod burim të hapur?
Atëherë OSCAL ju fton të bëheni pjesë dhe jo vetëm si pjesëmarrës, por dhe të aplikoni si ligjërues në: https://osc.al/cfp
Ju mund të aplikoni me prezantime dhe punëtori, në varësi të tematikës tuaj. Të gjitha sesionet do të mbahen në anglisht dhe gjithashtu aplikimet duhet të jenëë në anglisht. Ndihuni të lirë të propozoni më shumë se një prezantim në aplikime të ndara.
Për ide rreth aplikimeve ju ftojmë të shikoni tematikat nga vitet e kaluara: https://wiki.openlabs.cc/faqja/OSCAL_2019/Axhenda ose videot: https://www.youtube.com/playlist?list=PLlx2k8yz2lkb_6jBdNXSbukNsyW6YTjmF
Afati i aplikimeve është 30 prill 2022.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.