CityRiddler: Startup-i i shqiptarit që ofron përvoja inovative në turizmin austriak - Business Magazine Albania

CityRiddler: Startup-i i shqiptarit që ofron përvoja inovative në turizmin austriak

CityRiddler

Imagjinoni veten në udhëtimin tuaj të ardhshëm në një qytet europian. Ju doni të eksploroni historinë dhe kulturën e atij vendi dhe gjithashtu të përjetoni qytetin si vendasit. CityRiddler ofron një eksperiencë interaktive të personalizuar, bazuar në interesat e përdoruesve. Përdoruesit mund të zgjedhin çfarë i intereson më shumë, kohëzgjatjen dhe vendndodhjen e fillimit dhe mbarimit të turit dhe më pas algoritmi gjeneron një eksperiencë unike për ta. Si pjesë e ndërveprimit me aplikacionin, përdoruesit duhet të zbulojnë gjëra të fshehura pergjatë turit, të cilat kombinohen me teknologjinë e Augmented Reality. Gjithashtu, çdo ndalesë e turit ofron informacione dhe fakte interesante të përgatitura nga komuniteti i krijuesve.

CityRiddler synon të jetë udhërrëfyesi personal i çdo përdoruesi që kërkon të kurseje orë të tëra kërkimi rreth aktiviteteve që ofron një qytet i ri. Bazuar në teknologjinë e inteligjencës artificiale, algoritmi mund të mbështetet në të dhënat e shumta të turistëve me interesa të përbashkëta dhe mund të bëjë sugjerime për muze, evente, restorante dhe lokale pranë vendndodhjes tuaj.

Ky Startup ka nisur si ide në Universitetin Teknik të Vienës, ku tre studentë ishin pjesë e inkubatorit  „Innovation Incubation Center (I²C)“. Njëri prej tyre është shqiptari Deivis Shomo, i cili na tregon se të tre bashkëthemeluesit kishin ide të ngjashme për një produkt turistik dhe arritën t‘i bashkojnë ato në një të vetme. Gjatë vitit të fundit kanë krijuar disa prototipe për të kuptuar më mirë nevojat dhe dëshirat e përdoruesve dhe prej disa javësh aplikacioni mund të gjendet në App dhe Play Store. Gjithashtu, ata janë pranuar në një program inkubimi të mundësuar nga shteti Austriak të quajtur „AËS First“, ku së fundi kanë marrë edhe mbështetjen e parë financiare, ndërkohë që mentorohen nga disa prej ekspertëve më të njohur të kryeqytetit austriak.

Lexo: Startup-i i parë shqiptar që ofron krahë robotike për industrinë

Se fundi, startup-i ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave austriake. Njëra prej tyre është brutkasten.com.

CityRiddler ofron aktualisht eksperienca vetëm për qytetin e Vjenës, por më shumë qytete do të përfshihen në aplikacion së shpejti. Shpresojmë dhe besojmë që Tirana do të jetë patjetër në qytetet e tyre të ardhshme!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0