Marrëveshje në fushën kërkimore mes “FED invest” dhe Kolegjit Universitar “LOGOS” - Business Magazine Albania

Marrëveshje në fushën kërkimore mes “FED invest” dhe Kolegjit Universitar “LOGOS”

FED Invest

Me objektiv transmetimin e dijeve përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve nga institucionet e arsimit të lartë, nënshkruan marrëveshjen institucioni financiar dhe ai i Edukimit.

Sipas përfaqësuesve të kompanive, kjo do të synojë përmirësimin dhe pasurimin e përmbajtjes së programeve të studimit, përmes bashkërendimit të përmbajtjes teorike me aspektet praktike. Kjo nxit përgatitje më cilësore dhe profesionale të studentëve në fushën ekonomike e financiare në përgjithësi, dhe fushën e bujqësisë, agrobiznesit, agropërpunimit dhe financave rurale specifikisht.

Gjithshka synon shfrytëzimin sa më të mirë të informacionit shkencor, infrastrukturës funksionale dhe potencialit intelektual të të dy institucioneve.

Lexo: Banka Qëndrore Evropiane “nuk përkulet” përpara inflacionit. Normat e interesit nuk do rriten për euron

Fushëveprimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit do të ketë:

  • Promovimin e të rejave më të fundit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimit rural, agropërpunimit, agroturizmit, financat rurale dhe TIK në sistemin e AGB nëpërmjet:
  • Organizimin e konkursit vjetor të FED invest /Qendrës ABA për stafin studentor dhe akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS” në lidhje me përgatitjen e punimeve/miniprojekteve Publikimin e artikujve, studimeve dhe punimeve të studentëve dhe stafit akademik në platformën e FED invest (www.abaonline.al)
  • Kryerjen e studimeve të përbashkëta për tregun e prodhimeve bujqësore, menaxhimin e fermave bujqësore, menaxhimin financiar etj.
  • Ofrimin e mundësive për studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” për të zhvilluar praktikën mësimore pranë FED invest.
  • Mundësinë për të patur një udhëheqës pranë institucionit në ditët e praktikës me qëllim të zbatimit të programit të tyre.
  • Potencialisht, pas procesit të vlerësimit, mundësinë e rekrutimit të studentëve nga FED invest nëpërmjet programeve të zhvilluara për promovimin e talenteve.

Në një orë të hapur në Kolegjin Universitar “LOGOS”, Administratori i FED invest Perlat Sulaj dhe zv Administratori Behar Gjoni bënë një prezantim të historisë së institucionit financiar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0