CEO i Tesla-s, Elon Musk bleu një përqindje të aksioneve të Twitter duke e kthyer atë në aksionerin më të madh të rrjetit social, jo shumë kohë pasi ai kritikoi kompaninë për dështimin e saj për të mbështetur parimet e fjalës së lirë.
Musk zotëron 73,486,938 aksione të Twitter, që përfaqësojnë 9.2% të aksioneve të kompanisë.
Blerja vjen më pak se dy javë pasi Musk kritikoi kompaninë, duke anketuar njerëzit në Twitter nëse ajo i përmbahet parimeve të fjalës së lirë.
“Duke pasur parasysh se Twitter shërben si shesh publik de facto i qytetarëve, mosrespektimi i parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë”, shkroi Musk në Twitter. “Çfarë duhet bërë?”
Lexo edhe: Elon Musk po mendon të krijojë një platformë të re mediash sociale
Në fund të muajit të kaluar, Musk tha gjithashtu se po konsideronte ndërtimin e një platforme të re të mediave sociale.
Musk është përdorues i shpeshtë i Twitter dhe ka më shumë se 80 milionë ndjekës në këtë platformë. Megjithatë, disa nga postimet e tij i kanë shkaktuar jo pak herë telashe në syrin publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto