RËNDËSIA E VENDOSJES SË OBJEKTIVAVE, nga Denis Gafurri - Business Magazine Albania

RËNDËSIA E VENDOSJES SË OBJEKTIVAVE, nga Denis Gafurri

Denis Gafurri

[Pjesë të shkëputura nga libri: Suksesi në Shitje – Denis Gafuri]

Vendosja e qëllimeve, qoftë në sferën personale, qoftë në atë profesionale, është e domosdoshme për sukses në karrierë. Njeriu pa qëllim është si një anije e cila del nga porti dhe po s’pati një adresë se ku do të shkojë, ajo do të sillet vërdallë poshtë e lartë. Pasi t’i jetë shpenzuar karburanti, do të mbetet mes hiçit në oqean. Anija me objektiv të caktuar, pa pasur parasysh stuhitë e oqeanit dhe vështirësitë gjatë lundrimit, do të arrijë me sukses në destinacionin e saj.

“Qëllimi është një ëndërr me afat të caktuar. “

~ Napoleon Hill~

Parimet e vendosjes së objektivave, sipas trajnerit legjendar, Brian Tracy, duhet të jenë të qarta, dhe lehtë të kuptueshme, që të mund të jenë sa më efektive. Ato duhet të jenë sfiduese me sfida të nivelit të lartë, në mënyrë që ta shtysh veten për ti arritur ato.

Mirëpo, pa nivel të lartë të përkushtimit, është e vështirë të arrihet çfarëdo objektivi, posaçërisht ato qëllime të cilat janë më sfiduese. Qëllimet duhet ti keni specifike, me qëllim të qartë e konciz që të mund ta kuptoni saktë se ç’dëshironi të arrini.

Objektivat duhet të jenë të matshme sepse kjo iu mban të motivuar. Në këtë mënyrë ti i vendos hapat në afate kohore dhe mund të festosh me arritjet që të shtyjnë përpara. Për këtë arsye idetë duhet gjithmonë të jenë të matshme dhe të vlerësueshme.

Shumë njerëz nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre pasi i kanë vendosur në nivele të paarritshme për ta. Qëllimet e pamundura i shtyjnë të angazhohen më tepër, por, pastaj ata zhgënjehen dhe dorëzohen pa i kompletuar ato. Preferohet që të vendosen qëllimet e arritshme që me angazhimin optimal në punë të vijë rezultati i dëshiruar dhe gradualisht të ngritet niveli i qëllimeve. Para se t’i vendosësh objektivat, ti duhet t’i vizualizosh sikur t’i kesh arritur ato, ta ndiesh paraprakisht kënaqësinë e arritjes së suksesit.

Porosit tani në: +383 49 893 693 apo sales@denisgafuri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0