Konfindustria, duke vlerësuar shkaqet e krijimit dhe të menaxhimit të dobët të krizave shkatërruese në energji, karburante si dhe çrregullimit masiv të tregjeve, shpreh domosdosmërinë e ndryshimeve të thella dhe sa më të shpejta në kabinetin qeveritar.
Së pari, kërkohet krijimi i Ministrisë së Energjisë si portofol i veçantë.
Është krejtësisht e papërligjur, që sektori strategjik i energjisë elektrike dhe i karburanteve, që së bashku përbëjnë një nga shtyllat kryesore të sotme dhe të ardhme të ekonomisë kombëtare me mbi 2,2 miliard $/vit qarkullim dhe mbi 15% të PPB, me ndikim të drejtëpërdrejtë për gjithë kategorittë e bizneseve dhe qytetarët, të mos përfaqësohen si dikaster më vete.
- Kriza e energjisë si pasojë e keqmenaxhimit të plotë të rezervave të KESH gjatë vitit 2021 me shenja të dukshme korrupsioni
- spekullimet tregtare të shitje-blerjes së energjisë
- mosvënia në punë prej vitesh e Bursës së Energjisë APEX
- vonesat në zbatim të projekteve energjitike të ripërteritshme
- çmimet e larta, cilësia shumë e dobët dhe moskontrollet e rezervës së 3 mujore të karburanteve
- arbitrazhet ndërkombëtare, etj., janë vetëm disa shembuj, që arsyetojnë kërkesën e mësipërme.
Së dyti, kërkohet krijimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë si portofol i veçantë.
Është përplasje e pastër interesash institucionale bashkimi i financave me ekonominë në një ministri, sikurse është organizimi i sotëm. Në krizën 2021-22 ekonomia shqiptare tregoi qartë që nuk ka konkurencë, ka prani masive kartelesh dhe monopolesh. Politikat tregtare janë tërësisht në favor të importit dhe kundër prodhimit të brendshëm. Sa më sipër është vecanërisht me pasoja të rënda në raste të krizave ekonomike. Krejtësisht pa oponencë institucionale financat janë të interesuara për grumbullim sa më të shpejtë, në vlera sa më të mëdha dhe me çdo mjet të të ardhurave në buxhet. Përmendim, se gjatë krizës ekonomike më të rëndë për bizneset dhe qytetarët vetëm në muajt janar, shkurt 2022 janë shtuar më afër 200 milion$ të ardhurat në buxhet e shtetit nga rritja e çmimeve të importeve. Gjithashtu, prania edhe e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave në Bordin e Administrimit të Karburanteve është arsye që çmimi krahësimor i shitjes me pakicë është të paktën 10-15 lekë/litër më i lartë. Pasojat janë shkatërruese për ekonominë, industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët shqiptarë në afatgjatë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.