Shmangni këto 5 fraza që ju bëjnë të dukeni pasiv agresiv! Ja se si komunikojnë njerëzit e suksesshëm - Business Magazine Albania

Shmangni këto 5 fraza që ju bëjnë të dukeni pasiv agresiv! Ja se si komunikojnë njerëzit e suksesshëm

Sot, jetojmë në një botë ku biznesi, diplomimi dhe madje edhe marrëdhënie të tëra kryhen pas një ekrani. Si rezultat, zhgënjimi dhe keq-komunikimi i punonjësve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Mendoni vetëm keqinterprimet nga leximi i email-eve, duke çuar në orë të pafundme të humbura dhe ankth të shtuar.

Për mirë apo për keq, komunikimi digjital, qoftë përmes email-it apo mesazheve direkte në platforma si Slack, nuk na lejon të shohim reagimet e menjëhershme të njëri-tjetri. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë mënyra për të shprehur “me mirësjellje” acarimin. Fjala kyçe është “me mirësjellje”, por jo gjithmonë interpretohet në këtë mënyrë.

Ndaj le t’u hedhim një sy pesë frazave më të zakonshme që përdorin punonjësit që në fakt i bëjnë ata të duken pasivë agresivë:

  1. “Sa i përket email-it tim të fundit…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Ju nuk e keni lexuar vërtet atë që kam shkruar. Kini vëmendjen këtë herë!”

  1. “Për referencë në të ardhmen…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Më lejoni të korrigjoj ‘gabimin’ tuaj që e dinit se ishte i gabuar.”

  1. “Po e hedh këtë në krye të inbox-it tuaj…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Ti je shefi [ose punonjësi] im. Kjo është hera e tretë që jua kërkoj këtë gjë. Kam nevojë që ju ta kryeni këtë punë.”

  1. “Po sigurohem që jemi në të njëjtën faqe…”

Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë: “Po përpiqem të mbuloj veten time këtu dhe po sigurohem që të gjithë ata që i referohen këtij email-i në të ardhmen të dinë se unë kisha të drejtë gjatë gjithë kohës.”

  1. “Duke shkuar përpara…”

Çfarë do të thotë në të vërtetë: “Mos e bëni më kurrë atë gjë.”

Ka të ngjarë që ju të keni përdorur një nga këto fraza më parë, pa e kuptuar që ato mund të perceptohen si pasive agresive.

Lexo edhe: Ja përse është gabim të thuash: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer”, gjatë një interviste pune

Këtu janë tre gjëra që bëjnë komunikuesit e suksesshëm:

  1. Mos iu përgjigj mesazheve ose email-eve kur je i zemëruar ose i frustruar

Kjo parandalon keq-komunikim, kohë të humbur dhe zhgënjim. Nëse ndiheni të rrëmbyer emocionalisht, ruajeni mesazhin tuaj të email-it si draft dhe rishikojeni dhe dërgojeni kur të jeni në humor më të mirë.

  1. Supozoni qëllim të mirë

Në vend që të vini në dukje gabimin e dikujt, vendoseni veten në vendin e tij dhe pyesni veten: “Cilat janë disa arsye pse ai mund ta ketë bërë këtë gabim?”

  1. Tregoni ndjeshmëri dhe inkurajim

Zëvendësoni fjalët imperative si “Bëje këtë” me fraza të kushtëzuara si “A mund ta bësh këtë?” Kur jepni komente, fillojeni mesazhin tuaj duke shprehur vlerësim me përdorimin e fjalëve si “Faleminderit për [X]” ose “Punë e shkëlqyer në [X]”.

Nëse shefi juaj, apo edhe një klient, ju dërgon një email pasiv agresiv, luftoni instiktin për të dërguar një përgjigje edhe më “agresive”. Ulja e komunikimit tuaj në nivelin e tyre vetëm do të përshkallëzojë tensionin dhe do të rrisë ankthin.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0